20 euro shpëtojnë nga vdekja skiatorin Podolsky

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-02-2010

0

Kush thotë se paratë nuk të shpëtojnë jetën, e ka gabim. Këtë mund ta vërtetojë një skiator gjerman që ka qëndruar për 6 orë në akujt e maleve austriake në temperaturën -18 gradë celsius.

Ai ështe shpetuar nga nje kartmonedhë 20 euro të cilen e ndezi duke tërhequr vëmendjen e një ekipi shpëtimi. I lodhur pas një dite mbi ski, 22 vjeçari Dominik Podolsky nga Mynihu vendosi ta zbriste malin më këmbë, por papritur u rrëzua në një gropë.

Pa celular në përdorim, ai bërtiti për disa minuta, por askush nuk e dëgjoi. Për t’u ngrohur dhe për të tërhequr vëmendjen ndezi 6 kartmonedhat 20 euroshe që i kishin mbetur në portofol. Kur i kishte ngelur edhe kartmonedha e fundit, flaka e zbehët tërhoqi vëmendjen e forcave të shpëtimit që e transportuan mënjëherë në spital, duke i shpëtuar jeten.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet