52-vjeçari shikon 4 dit e gjysme filma pa pushim

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-03-2010

0

Në konkursin e organizuar në një kinema në kryeqytetin hungarez, një 52-vjeçar theu rekordin kombëtar, duke shikuar filma vizatimorë për 104 orë pa pushim.

Ky konkurs ishte organizuar për të hyrë në librin e rekordeve Guinness. 14 persona u “ngujuan“ në sallën e kinemasë, por duke u afruar ora e 104-t në sallë mbeti vetëm një prej tyre ndërsa pas kësaj kohe dhe ky person u “dorëzua”.  

52-vjeçari kishte si qëllim të futej në librin e rekordeve Guinness por atij i duhej të plotësonte kohën prej 124 orësh filmshikim pa shkëputje. Ai nuk arriti të qëndronte më tepër se 104 orë, dhe kështu u mjaftua vetëm me thyerjen e rekordit kombëtar hungarez.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet