91 vjeçarja fituese e festivalit “Skulptura pranë detit”
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 01-11-2009
0
Flamuj, sy të pikturuar në një shkëmb, kube gjigante dominoje dhe gra lakuriqe janë vetëm disa nga skulpturat që shikojnë drejt oqeanit gjatë Festivalit, “Skulptura pranë detit” në Sidnej.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje ndërhynë tek një pjesë e veprave artistike, për shembull si skulptura e djaloshit të veshur me brekë për ta mbuluar trupin lakuriq.
Vendin e parë në këtë garë artistike e zuri artistja 91 vjeçare nga Australia, me skulpturën e saj nga guri. Sipas jurisë skulptura fituese është sofistikuar dhe me tone qetësuese. “ Unë thjesht e admirojë gurin.
Më pëlqen graniti dhe më vjen mirë se punoj, pasi më ofron një kënaqësi të madhe “, deklaroi Maj Beri, artiste nga Australia. Kjo australiane i punon skulpturat më shumë se 60 vjet.
Vepra e saj u zgjodh nga gjithsej 113 vepra artistike që morën pjesë në këtë garë. Berri nga ky festival do të largohet me 60 mijë dollarë australian. Vizitorët në Sidnej do të kenë mundësi t’i shikojnë veprat duke shëtitur përgjatë plazhit të gjatë dy kilometra. Ndërkaq, Festivali i skulpturave në Sidnej u mbajt për të 13-ën herë me radhë.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





