Arrin vaksina me ADN te modifikuar..

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-03-2013

0

adnLajmi i fundit nga ANSA,Itali,vjen ne një artikull dedikuar mjeksise,ajo jep lajmin per krijimin e një vaksine të re, e cila përmban ADN-n e virusit dhe që do të futet direkt në qelizat e trupit tonë, në mënyrë që vaksina e re te vijë në përbërjen tonë gjenetike,si mjet për të luftuar infeksionin.

ANSA – Realizohet vaksina e parë që përmban një shtrirje të ADN-së, të gjitha në formën e një pakete: qe është një shtresë e vogel me gjilpëra,te cilat gradualisht clirojne(fusin) medikamentin për disa javë ne organizmin tone. Kjo menyre ‘lirimi e vaksinës”, eshte bërë nga një grup studiuesh te udhëhequr nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetts (MIT),e cila pershkruhet si nje vaksine nga ”materiale të natyrës”,qe mund të jetë e rëndësishëme edhe për vendet ne zhvillimin,per shkak se nuk kërkon ngrirje dhe është e lehtë për të ruajtur dhe transportuar.

Patch ose vaksina me perberes ADN-jre e realizuar nga hulumtuesit amerikanë,mund të hapë rrugën për përdorimin ne ekonomite inovative,mbasi”vaksina e ADN-së”,eshte një lloj konkurenti i ri ilaci për të zëvendësuar vaksinat tradicionale.

Ndryshe nga vaksinat tradicionale të prodhuara e qe jane ne qarkullim,duke injektuar ne organizmin tone viruse ose baktereve te ‘dobesuar’, vaksinat me ADN sigurojnë futjen direkt në qelizat tona me perberesit e ADN-së te ”udhëzuara”,për të luftuar infeksionin. Një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe teorikisht e lire, por deri tani ka prodhuar pak rezultate dhe eshte shumë e vështirë për t’u zbatuar.

Vaksina ”patch” ose vaksina me ADN

”Patch” eshte bërë nga hulumtuesit për të mundësuar dhe kapërcyer çështjet që lidhen me ruajtjen dhe transportin e vaksinave të ADN-së,e cila eshte rezistente. Këto janë gjilpëra te vogla e te holla në gjendje qe të lëshojnë përmbajtjen e vaksinës të përbere me ADN, për disa javë, duke siguruar një dozë të vazhdueshme tek pacientet, një përgjigje për një terapi ekzakte dhe një ruajtje te mirë të medikamentit.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet