Balena tenton të flasë si njeri

Posted by deoni | Posted in Uncategorized | Posted on 23-10-2012

0

Një balenë e bardhë ka shokuar shkencëtarët pas tentativave të saj për të imituar zërin e njerëzve.

Shkencëtarët besojnë se zëri i belugës, siç njihet ndryshe kjo balenë, është një tentativë për të vendosur kontakt me njerëzit.

Balena mashkull, e quajtur Noc, ka një zë të ngjashëm me njerëzit, krejt ndryshe nga sa ishte menduar deri më tani se balenat prodhojnë zë shumë të ndryshëm nga i njeriut.

Noc ka ngordhur pesë vite më parë, por regjistrimet e jashtëzakonshme janë publikuar për herë të parë tani, pasi skuadra e shkencëtarëve ka publikuar përfundimet e studimit të tyre disavjeçar.

Skuadra ka shpërndarë fotot ku Noc duket pranë një mikrofoni nënujor.

Sam Ridgway, që drejtoi këtë studim, tha: “Sipas vëzhgimeve tona, balena e modifikonte zërin në mënyrë të tillë që të dukej sikur fliste. Kjo përpjekje sugjeron se po tentonte të kontaktonte”.

Edhe më parë ka pasur të dhëna se balenat tentojnë të flasin si njerëzit, por janë cilësuar si anekdotike.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet