Bie nga kati i gjashtë dhe shpëton

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-07-2010

0

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili të shtunën në mëngjes është rrëzuar nga kati i gjashtë i ndërtesës në lagjen Travno të Zagrebit, ka mbijetuar dhe është dërguar për shërim në klinikën e njohur Rebro.

Si njofton Vecernji list online, me gjithë plagët e rënda që ka marrë, mjekët shpresojnë në shërim të shpejtë të vogëlushit.Fëmija ka rënë nga ndërtesa në të cilën jeton bashkë me prindërit dhe një vëlla tjetër, nga një lartësi mbi 15 metra, kurse gardhi i gjallë që rrethon kopshtin e ndërtesës, ka zbutur forcën e rënies dhe e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt.

“Djali ka hipur në dritare dhe është rrëzuar në kohën derisa nëna e tij ishte në banjo. E tëra ndodhi brenda disa sekondave. Ai është në spital. Ka të thyer nëngjurin”, tha babai i fëmijës.

Fqinjët e tronditur e kanë përshkruar këtë familje si plotësisht normale dhe kanë shfaqur bindjen se bëhet fjalë për rast aksidental.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet