Brenda jetës së fëmijëve të pasur të Dubait

Posted by Aida. M | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-07-2017

0

Prej kafshëve shtëpiake ekzotike, veturave luksoze dhe shtëpive miliona dollarëshe, jeta e fëmijëve të pasur të Dubait duket si një luks i paimagjinueshëm për shumicën e njerëzve.

Në Dubai më shumë se 1000 persona kanë vlerë prej 30 milionë dollarë, dhe fëmijët e tyre duket se janë ata të cilët e shijojnë këtë luks më së shumti. “Dubais Rich Kids of Instagram”, është një profil në rrjetin social Instagram, ku shfaqet jeta e këtyre fëmijëve, të cilët nuk ngurrojnë të shfaqin jetën e tyre të rrethuar nga luksi i shfrenuar.

Rashed Belhasa është një 15 vjecar nga Dubai, i njohur si Money Kicks në rrjetet sociale, i cili përveç jetës luksoze që bën, ai tashmë ka edhe një linjë të veten të rrobave dhe atleteve. Gjithashtu ai ka edhe shumë shokë të showbizit ndërkombëtarë, si p.s Mariah Carey, Jackie Chan, Lionel Messi etj.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet