Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-02-2012
0
Një bebe e cila luan ping-pong është bërë sensacion në YouTube pasi mahniti shikuesit me shkathtësitë e veta për të luajtur këtë sport në një moshë kaq të re.
Fëmija i mrekullueshëm Jamie me reket në dorën e majtë kthen të gjitha gjuajtjet top pas topi derisa qëndron i ulur në tavolinën e ping-pongut.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-02-2012
0
Japonezi Takeru Kobayashi arriti të hajë 337 krahë pule për kohën rekorde prej 30 minutash. Ai e fitoi shpërblimin prej 20.000 dollarëve në garën “Wing Bowl XX” që u mbajt në Filadelfia.
Sipas agjencisë së lajmeve AP, rreth 20 veta, shumica e të cilëve hëngrën krahë pule, morën pjesë në këtë manifestim.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-02-2012
0
Gjermani Selim Reid, prindërit e të cilit vijnë nga Iraku, e zgjodhi problemin e myslimanëve të cilët nuk dëshirojnë të hipin në taksi me femra. Reid themeloi kompaninë “Muslim Taxi” e cila ndanë udhëtarët sipas gjinisë, për ta respektuar traditën myslimane se burrat e gratë nuk mund të voziten bashkë.
Reid tha se për këtë punë ishte inspiruar që në vitin 1996 kur prindërit e tij po voziteshin me taksi, ndërsa një taksist i kritikoi për shkak të traditave myslimane, shkruan Huffington Post.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-02-2012
0
Imazhet piktoreske të Kirke Wendelstein, kishës së vogël që ndodhet në 1.838 metra lartësi, në Alpet Bavareze.
Kisha më e lartë e Gjermanisë, mbuluar nga bora dhe acari që ka përshirë Gjermaninë dhe jo vetëm, është bërë skenari i këtyre pamjeve të mrekullueshme rrethuar e gjitha nga bora dhe akull, që kanë mbuluar plotësisht fasadën e saj duke e kthyer në një peisazh të mrekullushem përrallor.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-02-2012
0
Çudia e radhës në Kinë, një mace ka krahë por nuk mund të fluturojë. Macja është në provincën Shanxi të Kinës, dhe pronarja e saj, thotë se fillimisht kafshës i kanë dalë dy gunga, pasi është sulmuar nga një lukuni macesh të tjera.
Më pas, brenda një muaji asaj i dolën krahë të zhvilluar plotësisht, rreth 15 centimetra të gjatë. Por ajo nuk mund të fluturojë.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-02-2012
0
Në rrjetet sociale ka shpërthyer një diskutim nëse heroi i kësaj video është duke aktruar ose jo, por duke hulumtuar kemi mësuar se një sjellje e tillë është e mundshme për shkak të mungesës së oksigjenit.
Shikojeni videon dhe gjykoni vetë.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-02-2012
0
Një vajzë amerikane është bërë mjaft e njohur në internet për shkak të aftësisë saj për ti thënë fjalët mbrapsht. Alyysa, nga Oklahoma, ka postuar në YouTube një video, ku shpjegon: Çdokush mund ti thotë asaj një fjalë, dhe menjëherë ajo e flet mbrapsht, vetëm në tre sekonda”.
Miku i saj i thotë fjalë si Chevrolet, fireworks, dhe download, ajo menjëherë i shqiptoi mbrapsht. Ajo ktheu “kaleidoscope” në “epocsodielak” dhe “mayonnaise” në “esiannoyam”.