Chester Reed del në pension 95 vjeç
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 07-07-2010
0
Pas plot 62 vitesh me përvojë pune, Chester Reed vendosi se kishte ardhur koha të shkonte në pension si dhe vitet e fundit të jetës së tij t’i kalonte me djalin e tij 59-vjeçar.
Postierit më të vjetër amerikan, Chester Reed, më në fund iu mbush mendja të shkote në pension në moshën 95-vjeçare. Reed ktheu ID-në e tij dhe çelësat e shërbimit postar amerikan në Redlands në Kaliforni.
Në postë ka punuar 37 vjet dhe kurrë nuk ka qenë në pushim mjekësor. Reed, para postës, 25 vjet ka punuar në forcat ajrore.
Ai tha se ka ndërmend të jetojë 100 vjet dhe pjesën tjetër të jetës do ta kalojë duke udhëtuar nëpër botë me djalin e tij 59-vjeçar.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





