Daisuke Nakanishi: Rreth botes me biciklete per 11 vjet

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-11-2009

0

Daisuke NakanishI jane dashur 11 vjet per t’i rene botes perreth me biciklete. Heroi eshte nje shtetas japonez qe ka udhetuar 150 mije kilometra duke kaluar ne 130 shtete te ndryshme.

Daisuke Nakanishi ishte nisur me korrik te 1998-es nga Alaska kur ishte vetem 28 vjec.

Gjate udhetimit, Nakashini ka kaluar me bicikleten e tij ne SHBA, Meksike, ka vazhduar per ne Ameriken Qendrore dhe ka shkuar ne Panama nente muaj me vone, ne prill te 1999-es.

Nga aty ka shkuar ne Peru, ka marre nje avion nga Lima per ne Stokholm dhe ka pershkuar Europen Veriore deri ne gusht te 2000-shit kur ka marre nje tjeter avion per ne Afrike, ku ka pedaluar per me shume se nje vit ne bregun lindor.

Destinacionet e tjera ishin Australia, Zelanda e Re dhe Argjentina ku ka mberritur ne qershor te 2003-shit.

Finishin e 100 mije kilometrave e ka prekur ne Lituani, nga ku ka shkuar ne Rusi, Gjeorgji, Evropen Jugore, perseri ne Afrike dhe Afriken e Jugut dhe me ne fund ne Azi, ne qytetin japonez te Osakas.

Gjate udhetimit ai ka ndryshuar 82 rrota, 15 zinxhire, pese pedale dhe e ka shpuar rreth 300 here rrotat. /tch/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet