Dhëndri dhe vjehrri që po tronditin Kanadanë: Njëri ka 24 gra ndërsa tjetri 4

Posted by Aida. M | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-07-2017

0

Ata kanë tronditur mbarë Kanadanë. Vendim i shumëpritur i gjyqit për dy udhëheqësit fetarë të akuzuar për poligami pritet të merret ditën e sotme.

Winston Blackmore, 61 vjeç, akuzohet se ka plot 24 gra.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ish-vjehrri i tij, 53 vjeçari James Oler thuhet se gjithashtu është martuar me katër gra.
Ata janë të dy ish-peshkopët e Kishës Fundamentaliste të Shenjtorëve Jezu Krishtit.

Sipas “BBC”, gjyqi historik i poligamisë pritet të testojë kufijtë e lirisë fetare në Kanada.

Poligamia është e paligjshme sipas nenit 293 të Kodit Penal të kombit kanadez, shkruan syri.net. Avokati i Blackmore ka argumentuar se poligamia kriminalistike shkel lirinë e besimit të klientit të tij.
Dy ish-peshkopët përballen me një dënim maksimal prej pesë vjetësh nëse shpallen fajtor.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet