Disa nga faktet historike që i lemë në harresë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-03-2011

1

Njëri ndër misteret më të mëdha në botë është truri i njeriut. Sado që të mundohemi t’i mbajmë në mend dhe t’i shkruajmë ngjarjet historike, përsëri edhe më tej i harrojmë.

Kësaj here vendosëm të rikujtojmë disa shpikje të pabesueshme që janë harruar ose eventualisht të shkruara në emër të dikujt tjetër për arsye budallallëku.

Makina me avull

Nëse fillon dikush të bisedojë me ju për makinat revolucionare që kanë ndihmuar në industrinë revolucionare, një ndër to sigurisht do të jetë makina me avull. Makina e parë origjinale është bërë në vitin 1712, kurse më vonë është përpunuar nga ana e Xhejms Vatit, të cilit i është shkruar kjo shpikje.

Makina e parë me avull

Ku qëndron mashtrimi? Mashtrimi vjen nga fakti se makina e parë me avull është bërë 1.600 vjet para të dhënës që ne e dimë. Në shekullin e parë. Inxhinieri i quajtur Heron nga Aleksandria ishte i pari i cili e ka shpikur makinën që punon me avull. Shpikja e tij është një turbinë që punon me avull.

Nëse pyeteni se pse kjo është harruar dhe si është e mundur të mos e dimë, përgjigja është shumë e thjeshtë. Si edhe shumë çështje të tjera, edhe kjo në mënyrë misterioze është harruar në memorien tonë, sepse është krijuar para kohës së vet. Në atë kohë kur Heroni e ka bërë makinën me avull, Dhjata e Re ende ka pasur “faqe të freskëta me ngjyrë” dhe në gishta ka mundur të numërohen njerëzit të cilët do ta kuptonin zbulimin e tij. Kjo është vetëm një nga punët e gjërat e shumta që historia i ka harruar sepse nuk ka mundur t’i kuptojë, që është një fatkeqësi e madhe. Paramendoni sa do të ishim të përparuar nëse do ta shkurtonim atë pauzë të vogël prej 1.600 vjetëve.

Gardhi i madhe i gjallë

A keni dëgjuar për Murin Kinez? Kuptohet se keni dëgjuar, po për gardhin e madhe të gjallë? Për cilin? Gardhi i madh i gjallë ishte i gjatë gati 3.000 kilometra dhe është gjendur në Indi. Ju tingëllon e njohur? Pyetja e parë që do të na binte në mend është se për se do të mbillej mbrojtëse e gjallë në gjatësi prej 3.000 kilometrash të pabesueshme.

Ky është një mister i vërtetë! Përgjigja është e thjeshtë, për shkak të kripës. Kripa dikur ka qenë një pasuri e madhe, si edhe shumica e erzave të tjera. Dhe prandaj në një moment perandoria e madhe britanike ka vendosur të bëjë monopol ndaj burimeve të mëdha të kripës kështu që kanë ngritur një mur të madh ferrash.

Gardhi i madh i gjallë

Ky mur e ka terrorizuar popullin në Indi në kërkim të erzave mbi 40 vjet derisa më në fund nuk i është vënë zjarri në vitin 1880. Si kemi arritur ta harrojmë këtë? Përsëri e thjeshtë, Britania e Madhe nuk ka dashur të dihet për regjimin e tyre të vrazhdë që e kanë zbatuar ndaj kolonive. Në realitet, e gjithë ndodhia do të harrohej plotësisht nëse historiani Roz Momoham nuk i ka nxjerrë shkrimet e vjetra dhe i ka shpallur në publik.

Çimentoja

Kush e ka shpikur i pari dhe kur ka filluar të shfrytëzohet? Shumica do të përgjigjeshin në mesin e shekullit të 18-të, më saktësisht në vitin 1756. Përgjigja e vërtetë është 2.000 vjet para kësaj, rreth tre shekuj para lindjes së Krishtit. Është pak e çuditshme, pse atëherë nuk kanë murosur shtëpitë dhe kullat?

Çimentoja romake

Romakët kanë filluar ta shfrytëzojnë çimenton tre shekuj para erës sonë. Këtë e dëshmon ekzistimi i mijëra ollukëve të bërë dhe konstruksionet më të vjetra të kanalizimit dhe ngrohjes tokësore. Por, atëherë vjen Mesjeta e errët dhe gjithçka shkon në harresë. Nëse pyeteni se si arritëm ta harrojmë këtë, përsëri shumë logjikisht dhe thjesht e harrojmë recetën. Madje në vitin 1756 inxhinieri britanik ka ardhur deri te ideja se si të bëjë çimento. Edhe pse do të ishte vështirë të shfrytëzojë recetën romake në të cilën përbërës kryesor ka qenë hiri vullkanik i shfrytëzuar në fushën në Vezuv.

Fakt interesant lidhur me çimenton është forma e parë e çimentos e ajo është shfrytëzuar 2.500 vjet para erës sonë në Egjipt, kurse mbetjet e para të çimentos kanë prejardhjen nga territoret e Ballkanit dhe vlerësohen se janë të vjetra gati 7.600 vjet apo 5.600 vjet para erës sonë. Siç e shihni njerëzimi harron shumë, veçanërisht në këto hapësira, fitimtarë janë vetëm ata që e shkruajnë historinë për ne që e përjetojmë përsëri si mister botëror.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentet (1)

bravo interesante,keto fakte,te tjera duam ne si lexues.

Komentoni këtë kuriozitet