Divorci, burri sharron në mes mobiliet

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-07-2012

0

Një bashkëshort i zemëruar është hakmarrë ndaj gruas së tij, pas kërkesës së saj për divorc, duke sharruar përgjysmë çdo mobilie dhe çdo objekt në shtëpinë e tyre.

Gruaja kishte kërkuar divorcin pasi ai kishte falimentuar. Kevin Fiore, 56 vjeç, shkaktoi një dëm prej 5 184 paundësh në shtëpinë e tyre 130 000 paund në Uerrington, Stafordshajër, në të cilën ai jetonte më gruan, Katrina.

Babai i dy fëmijëve, i cili kishte vendosur të martohej me 39-vjeçaren prej tre vjetësh, pasi e kishte takuar atë 14 vjet më parë, i ndau të gjitha objektet më dysh duke shkruar sipër tyre: Gjysma e Kevin… gjysma e Katrinës. Më pas, ai kishte shkruar muret e banjës dhe të korridorit me mesazhe fyese. Kjo, pasi nuk kishte arritur të ndante përgjysmë edhe muret.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet