E lënë vajzën të notojë me peshkaqenë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 10-07-2012

0

Dy prindër janë etiketuar si të papërgjegjshëm, pasi e kanë lënë vajzën e tyre pesëvjeçare që të notojë me peshkaqenë.

David dhe Elana Barnes nga Connecticut e vunë në rrezik vajzën e tyre Anaia gjatë pushimeve në Bahamas. Çifti ka thënë se ishin të vetëdijshëm për rrezikun dhe janë shprehur të lumtur që, sipas tyre, vajza ishte e sigurt gjatë aventurës.

“Në asnjë moment nuk mendoja se kjo është rrezikshme. Në jetë ka gjithmonë rreziqe, për çdo ditë. Jam më shumë i shqetësuar që nuk vënë rripa sigurimi në autobusët e shkollave (sesa në këtë rast)”, ka thënë David Barnes në emisionin Good Morning America.

httpv://www.youtube.com/watch?v=a4ThoO1Rq2c&feature=player_embedded

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet