Festival i binjakëve në Kinë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-10-2009

0

Festival i binjakëve në KinëPekini gjatë është mbushur me binjakë, trinjakë dhe katërnjakë. Në një nga parqet e Pekinit për të gjashtën herë me radhë po mbahet i ashtuquajturi Festival i binjakëve.

Teksa pjesëmarrësit po kremtojnë për vëllezërit dhe motrat, prindërit e tyre festojnë faktin që kanë qenë të bekuar me shumë fëmijë.Njëri aspekt është politika kombëtare kineze për një fëmijë.

Kuptohet, nëse u lindin binjakë, nuk është shkelje e rregullave dhe ju edhe më tej i gëzoni të gjitha të drejtat. Krahas kësaj, fëmija ka vëlla ose motër, respektivisht shoqëri, gjë që është shumë me rëndësi për zhvillimin e tij social’, thotë binjaku Juan Dali.

Për shkak të popullimit shumë të madh, Pekini në vitet 70-të aplikoi rregullën, e cila pothuajse pa përjashtim ndalon që një çift të ketë më shumë se një fëmijë.

Me qëllim të mos e përfillin sistemin, gjithnjë e më shumë gra në Kinë përdorin preparate hormonale për të rritur gjasat që të lindin binjakë, trinjakë apo katërnjakë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet