Foshnja në gojë të krokodilit
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-06-2010
0
Derisa shikoni fotografinë e babait i cili mban në dorë foshnjën mbi gojën e hapur të krokodilit do të mendoni se ai është i çmendur, por jo, ky është vetëm një ritual fetar i sektit Siddha.
Rituali i tmerrshëm është pjesë e festivalit të përvitshëm fetar në Karachi, në të cilin një grup i vogël religjioz nga Pakistani nderon krokodilët, kafshën e tyre të shenjtë.
Gjatë festivalit Sheedi Mela besimtarët luten në vendin e shenjtë kushtuar zvarranikëve, ndërsa më vonë i ushqejnë me mish të freskët të dhisë. Pranimi i mishit vlerësohet si ogur i mirë, ndërsa besimtarët besojnë se kafsha nuk do t’i sulmojë, sepse ata janë pasardhës të shenjtorit Khwaj Hasan.
Krokodilët respektohen aq shumë sa që varrosen me të njëjtat nderime si edhe njerëzit. Krokodilët lahen dhe mbështillen me qefin para se të varrosen në varreza speciale, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





