Gruja me gjoks të madh, gjashtë muaj në shtrat

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-05-2010

0

Dihet se gjatë shtatzënisë, gjoksi rritet. Por Julia Manihuari, peruania 29-vjecare, nënë e tre fëmijëve, nuk mund të imagjinonte se kjo cudi e natyrës mund ta linte të bllokuar në shtrat për 6 muaj.

Pas lindjes së fëmijës së tretë, gjoksi i Julias është rritur derisa arriti përmasat “N”. Një gjoks aq i madh, sa që i ndalonte cdo lëvizje, duke e lënë praktikisht të bllokuar në shtrat. “Ishte vërtet e tmerrshme – kujton Julia, tashmë që gjithçka ka kaluar .

Nëse provoja të ngrihesha për të ecur, s’ia dilja dot, sepse gjoksi ishte shumë i rëndë”. Kur historia e saj mbërriti në veshin e mediave lokale, u organizua një mbledhje fondesh, që i dha mundësinë të kurohej nga sëmundja e njohur si ginekomastia bilaterale.

Mjeket i hoqën gruas me një operacion prej gati 6 orësh 16 kilogramë mish nga gjoksi, gjithçka me kujdes maksimal për frikën se mos i dëmtoheshin mushkritë.

Tani jam më mirë – tregon Julia -, por isha shumë keq, sepse gjoksi im rritej cdo dite dhe unë s’mund të lëvizja, sepse gjoksi e barku ishin në të njëjtën madhësi. Për më tepër kisha edhe plagë në lëkurë, ndërkohë që kisha vështirësi në frymëmarrje”.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet