Humb të bijën në bixhoz
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-09-2009
0
Një kumarxhi i pasionuar nga India lindore ka humbur të bijën e tij 18-vjeçare në lojë me letra, ka njoftuar gazeta më e madhe vendase “Times of India”.
Banorët e këtij fshati indian kanë thënë se mashkulli, të cilin gazeta e quan vetëm me emrin Ismail, pasi që ka humbur të gjitha paratë në letra në shortin e fundit ka vënë bast bijën e tij.
Ismaili i dëshpëruar ka humbur, derisa fituesi me emrin Mustafa e ka marrë të bijën e Ismailit me vete, shkruan gazeta.
Përfaqësuesit e fshatit menjëherë e kanë njoftuar policinë për incidenti. Vajza dhe Mustafa janë zhdukur, derisa policia është vënë në kërkim të tyre.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





