I jep makines dhe flet me dy celularë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-10-2009

0

I jep makines dhe flet me dy celularë Policët e Australisë kanë mbetur të shokuar, kur kanë parë një person i cili përpiqej të ngiste me këmbë makinën e tij në komunikacion – derisa fliste me dy telefona celularë.

Vozitësi me vonë i kishte thënë policisë, se kishte marrë dy telefonata shumë të rëndësishme, dhe patjetër është dashur të përgjigjej.

Në raportin e policisë thuhet se, bëhet fjalë për një person të moshës 30-vjeçare nga Fitzroy i Australisë – i cili pos dënimit prej 500 dollarëve, do të dalë edhe para gjyqit, për shkak të rrezikut që ka shkaktuar në komunikacion.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet