Ilegale Deklarata e Pavaresisë amerikane?

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-10-2011

0

Deklarata e Pavarësisë amerikane ishte një akt ilegal dhe një tradhti.

Kjo është teza e mbështetur nga një ekip ligjor britanik i mbledhur në Filadelfia për të diskutuar me kolegët amerrikanë ligjshmërinë apo jo të dokumentit që shënoi fundin e kolonizimit anglez në SHBA. Por si përfundim, votimi i kryer nuk u ka dhënë atyre të drejtë dhe ligjshmëria e Deklaratës së Thomas Jeferson u konfirmua.

Sipas britanikëve, megjithatë nuk ekziston as sot dhe as atëherë një princip ligjor që u lejon grupeve të qytetarëve për të fiksuar ligjet si dhe kur i dëshironin. Ç’do bënte SHBA, nëse sot Teksasi do të vendoste të ndahej?

Në mungesë të ç’baze ligjore, Deklarata iu drejtohej “ligjeve natyrore” dhe “të vërtetave evidente”, për të cilat nuk ekzistonte asnjë provë. Për më tepër, të pëknëaqurit e cituar në Deklaratë ishin, sipas avokatëve britanikë të ”Gray’s Inn” të Londrës, tepër të paktën për të justifikuar refuzimin. Principi (jo taksa pa përfaqësim në Parlament), nuk ishte gjë tjetër veçse dëshira nga ana e kolonive për të mos dëmshpërblyer atë që Britania e Madhe kishte shpenzuar në 7 vite luftë kundër francezëve.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga BBC, avokatët amerikanë të “Temple American Inn of Court” pohojnë vlefshmërinë e principit të “ligjit natyror”, sipas të cilit një qeveri mund të ekzistojë vetëm falë konsensusit të popujve që përfaqëson dhe që besnikëria kundrejt kësaj qeverie nuk është më e kërkuar, kur kjo njolloset me tirani.

Votimi në “Ben Franklin Hall”, vetëm pak lagje nga vendi ku më 4 korrik 1776 u firmos Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve, u ka dhënë të drejtë amerikanëve dhe avokatët anglezë e kanë parë veten të humbur.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet