Indi ka më shumë telefona se banjo

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-04-2010

0

Studimi i organizatës së Kombeve të Bashkuara për të gjetur mënyrat për përmirësimin e infrastrukturës sanitare në botë, ka dëshmuar se indianët kanë më shumë telefona celularë sesa tualete.

India, ku jetojne 1.2 miliardë banorë, ka 563.73 milionë telefona celularë me parapagim dhe vetem 366 milionë banjo. Kjo nënkupton se vetëm 31% e popullatës kanë ‘mundesine’ e kushteve sanitare.

Studimin e ka publikuar në vitin 2008 një agjenci lokale e cila bashkëpunon me UNESCO-n dhe OKB-në.

Është tragjike kur mendon se nje vend aq i pasur sa India, ku gjysma e popullatës kanë telefon celular, po ashtu mbi gjysma e saj nuk kanë tualet, dicka shume here me e domosdoshme. Totalisht absurde”, ka thënë drejtori i agjencisë.

Studimi tregon se investimet në ndërtimin e tualeteve (300 dollarë) do të shpaguheshin shumëfish me anë të fitimeve që do të merreshin me anë të kursimit, para së gjithash, në shëndetësi dhe luftën kundër varfërisë, respektivisht cdo dollar i investuar në shoqëri do të kthehej mbrapsht 34 fish. Atehere qenka pune inteligjence dhe jo mundesish.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet