iTunes shet kengen e 10 bilionte

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-02-2010

0

Dyqani online iTunes ka shitur kete jave kengen e tij te 10 bilionte, me hitin “I gotta feeling” te grupit Black Eyed Peas me te shkarkuarin.

Kenga tjeter e ketij grupi, “Boom boom pow” eshte e treta ne listen e shitjeve, pas “Poker Face” te Lady Gaga.

Edhe kenget e tjera te Gaga, “Just dance” dhe “Bad Romance” ndodhen gjithashtu ne 25 kenget me te shkarkuara.

Personi qe bleu kengen e 10 bilionte fitoi nje karte 10 mije dollareshe nga iTunes, por emri i tij nuk eshte publikuar ende.

Flo Rida, Katy Perry dhe Rihanna jane gjithashtu me nga dy kenge ne listen e 25 hiteve me te shkarkuara, se bashku me artistet britanike Coldplay dhe Leona Lewis, qe ndodhen ne top 10.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet