Kinë: Murgesha me flokë tërheq tetë automjete

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 29-08-2009

0

Zhang Ting TangZhang Ting Tang me fuqinë e flokëve të saj ka tërhequr tetë automjete në largësi prej 30 metrash në qytetin kinez Kaifeng.

Ndryshe ajo është mjeshtre e artit luftarak Kung Fu dhe ka pasur qëllim që automjetet t’i tërheqë në 100 metra në të cilën gjë nuk ka arritur, por megjithatë ka deklaruar se nuk është aspak e dëshpëruar me rezultatin.

Ting Tang ka 52 vjet dhe për aftësitë e saj Kung Fu i falënderohet më së shumti fuqisë së flokëve.

Pas këtij tentimi ajo ka qethur flokët deri në rrënjë, në mënyrë që zyrtarisht të mund të pranohet në radhën e murgeshave budiste.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet