Konkurs për këndimin e Kuranit në Rusi

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-10-2010

0

Të rinj nga 25 vende morën pjesë në një konkurs të recitimit të kuranit në Moskë. Konkursi, i cili zhvillohet për të 11-ën herë, mblodhi bashkë një grup të larmishëm pjesëmarrësish nga e gjithë bota.

Ku konkurs mirëpriti këndues të kuranit nga Bahreini, Egjipti, Turqia, SHBA-ja, Rusia si dhe shumë vende Arabe’, Raui Ain Ed-din, Kryetar i këshilli Shura në Rusi

Pas rënies së komunizmit, demokracia e re çliroi myslimanët rusë, dhe vitit e fundit Rusia mirëpret një konkurs të tillë, që është traditë në vendet me popullsi myslimane. Rusia madje, është vendi i vetëm në Evropë që ndërmerr një eveniment të tillë. 5 anëtarët e jurisë, ishin të huaj. Çmimin e parë e mori Amin Amir Boja nga Irani, të dytin një turk, ndërsa çmimin e tretë një konkurrues nga Malajzia.

Falënderojmë Zotin që na dha Kuranin dhe I roj sukses e mbarësi të gjithë myslimanëve’, tha Amin Amir Boja, fitues i konkursit.

Audienca I dha mbështetje dhe duartrokitje të ngrohta konkurruesve gjatë këndimit të kuranit. Në konkurs gjykoheshin aftësia e këndimit dhe artikulimit të fjalëve. Qëllimi i konkursit, ishte frymëzimi i të rinjve të mësojnë librin e shenjtë, dhe të kuptojnë rëndësinë e tij.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet