Kritikon shefin pushohet nga puna

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-01-2010

3

Një vajzë e re nga qyteti Orebro i Zvicrës, shkroi disa kritika rreth shefit të saj në degën e McDonalds në faqen blog të internetit.

Pasi e mori vesh shefi i saj i bëri të ditur pushimin nga puna nëpërmjet faqes së Facebook-ut. Ndërkohë që këto ballafaqime përhapen në faqet e gazetave zvicerane, faqet e internetit diskutojnë rreth pushimit nga puna.

Sipas një lajmi të dhënë në gazetën Aftonbladet të Zvicrës, shefi i Mc Donalds duke analizuar kritikat e punonjëses, përgjigjen ia dha në faqen e Facebook: “Pushova nga puna një vajzë e cila ka folur keq rreth vendit të punës.

Gjërat të cilat bëhen vetëm për të qeshur dhe zbavitur shokët nuk janë të drejta. Tani po qesh unë.” Dhe në fund kishte vendosur shenjën e buzëqeshjes :).

Ndërsa pronari i katër degëve Mc Donalds të atij vendi pohoi se veprimi i vajzës e cila ka kritikuar shefin në blog ishte një veprim i gabuar dhe para saj ka pasur dy alternativa, ose të largohej nga puna me dëshirën e saj ose të propozohej pushimi nga puna.

Pronari theksoi se vajza ka preferuar të largohet me dëshirën e saj dhe se komenti i bërë në Facebook nga shefi nuk ishte aspak i këndshëm.

Ndërkohë që në bloget dhe faqet e internetit bëhen dhe pushime nga puna, njerëzit kanë filluar të diskutojnë rreth kufijve që duhen vendosur për shkrimin e kritikave rreth vendit të punës.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentet (3)

Ky facebook ka derpertuar ne te gjitha shtresat tona dhe ne vend se te na lehtesoj jeten, ky po na e komplikon akoma me shume.

Facebook eshte bere semundje psikologjike e te gjithe neve.

kurgjo nuk pe bon tjeter perveqese pe prish pun en qdo sen u bo ma i rensishme se shum sene tjera :S

Komentoni këtë kuriozitet