Legjenda e Syrit të Kaltër

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 06-10-2010

26

Legjenda e Syrit të Kaltër. E trashëguar brez pas brezi, prej mijëra vjetësh, ajo vjen disi e ndryshuar në gojën e një banori të fshatit Mesopotam, 20 kilometër larg Sarandës.

Flitet se ka qenë një gjarpër që ka dalë nga Saranda në Delvinë. Tek ura e Vrisit ishte një burim i vogël, kishte gra dhe fëmijë që mbushinin ujë për në shtëpi. Në atë moment vjen gjarpri dhe i ha ata njerëzit. Më pas u nis për në Sopot ku rrugës hëngri kope të tëra me bagëti.

Pastaj vajti në Sopot ku hëngri dhe dy çobanë. Një plak i mençur tha të ngarkonin dy gomerë me eshkë dhe e ndezën. Kur vajti gjarpëri për të ngrënë personin që ndezi eshkën, fati ndodhi që hëngri gomarët. Pastaj gjarpëri u ndez për ujë dhe në këtë moment tha: Dil mama det, dil motër Bistricë. Më pas u nis drejt Syrit të Kaltër. Sa arriti atje doli Syri i Kaltër dhe gjarpëri ngordhi pasi shpërtheu uji”.

Për të shkuar në burimin ku rrjedh Syri i Kaltër, duhet të kalosh pranë këtij muri të lashtë. Pastaj, mes pyjesh, shfaqet liqeni i Bistricës. Në thellësi të pyllit dhe të ujrave, poshtë disa rrepeve qindravjeçarë, buron pafund uji i kaltër, si kristali. Pamja është mahnitëse. Një sy i bukur, i kaltër, lëviz para syve tanë në trajtën e legjendës, që lamë pas.

Njeriu i parë, që guxoi të eksplorojë në thellësi të Syrit të Kaltër, është zhytësi i njohur, njëkohësisht gazetari Xhemal Mato. E pyesim se cilat janë disa nga sekretet e këtij burimi të rrallë natyror, që ushqehet prej 18 burimesh të tjerë rreth e rrotull oazit përrallor? Çfarë fshihet thellë, në errësirën e frikshme të nëntokës së padukshme.

“Na u desh të gjenim disa mënyra praktike për t’u zhytur në Syrin e Kaltër. I cili është një lumë që të ngre lart vazhdimisht. Pas shumë provave arritëm në një zgjidhje tonën që morrëm një spirancë e lidhëm me litarë dhe bënim të kundërtën e alpinistit. Arritëm në një thellësi të caktuar ku shpella ishte e hapur dhe mund të qendrojë pak më qetë”, thotë Mato.

Eksploratori Mato shpjegon se, ai dhe një grup studiuesish amerikanë, kanë mundësuar para disa vjetësh zhytjen në ujrat e kthjellta të çdo amatori, që dëshironte të vizitojë dhomat prej uji të Syrit të Kaltër.

“Ne bëmë një lloj testimi të kësaj natyre. Në vitin 2002 futëm në thellësinë 20 metra një simbol të shoqatës dhe njëkohësisht dhe një fletore nënujore dhe një laps ku njerëzit që arrinin mund të shkruanin emrin e tyre. Vumë re që pas dy vjetësh aty kishte shumë emra të rinj të huaj, kryesisht italianë, gjermanë. Kjo tregoi se Syri i Kaltër mund të shërbejë shumë mirë për turizmin aventurë”, tregon Mato.

Ky gur i bardhë, ka një histori. Në këtë pllakë të thjeshtë, mbi gur, shoqata e nënujsave, ka skicuar hartën dhe disa prej të dhënave teknike të Syrit të Kaltër. Ku janë shënuar: thellësia e burimit: 50 metra, temperatura e ujit 10 gradë Celsius; kuota prej 22 metrash, thellësia që kanë mundur të shkojnë disa zhytës amatorë. Më poshtë nuk mund të eksplorohet, pasi presioni i ujrave që vijnë nga poshtë, është tepër i lartë.

Parku Natyror i Syrit të Kaltër, ose Kupa e Liqenit, ka një sipërfaqe prej 180 hektarësh. Në thellësi të pyllit jetojnë grupe të mëdha sorkadhesh, dhelprash, derrash të egër, lepujsh dhe mijra zogj të ndryshëm. Ndërsa drurët më të shumtë ndanë Kupës së Liqenit janë lisat, shelgjet, panja, përralli, dushku, deri ilqet e famshme. Dhjetra mikroishuj lulesh me rrënjët në ujë, qëndrojnë si margaritarë të gjelbërt në zemër të liqenit.

Në të katër stinët e vitit, aromat e Syrit të Kaltër dhe bukuritë e rralla përreth tij, mund t’i prekin dhe shijojnë mijra turistë vendas dhe të huaj. Një kafe buzë liqenit dhe eksplorimi në gjithë zonën, bëjnë që vendasit t’i mbajnë hapur dyert e bujtinave tradicionale./tch/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentet (26)

sa mire

O ZOT SA PERRALLORE

oo zot shum cool njeri uooou:D

shgum e bukur syri i kalter eshte bukuria perallore e shqiperise love albania

syri i kalter eshte nje mrekulli natyrore.shm e papare

sa kot

duhet te ndihemi krenar qe kemi kaq legjenda dhe bukuri natyrore

shume bukur

nje legjent e mrekulluedhme :) ……..

Shum e bukur, interesante…

Sa misterioze ….:P

shum e bukur

eshte shum e mrekullueshme dhe fantastike

mrekulli e rralle eshte syri i kalter ne sarande

<3 ;) :p ^_^

Kjo me pelqeu shum por shum e gjat me duket

shume e bukuer eshte kjo legjende

shume e bukur interesante dhe…..kaq

beatiful.who go there he will stay with open mouth because i went there.

p.s:caution. the water is very cold

mrekullt natyrore jane shume te bukura sepse jane krijuar nga natyra vete

shume e bukur

gjithmon i degjoj te ndryshme keto legjendat nuk di ke te degjoj mooooooo

terheqese legjanda dhe njekohesisht shum e bukur dhe pjesa tjeter e tekstit i papar

kot kot kot fare

na can pidhin kta

kush eshte qir ketu

Komentoni këtë kuriozitet