Leopardi dhe qeni shokë të pandarë
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 21-04-2010
0
Në parkun safari të Oregonit jetojnë dy shoqe të pandashme – leopardi femër Sanurra dhe qeni femër Ellie. Kjo miqësi e pazakontë filloi para katër vitesh, derisa Sanurra ishte ende një këlysh i vogël.
Sanurran e vogël e kishte braktisur nëna, kështu që personeli i safari parkut e mori nën përkujdesje.
Për të pasur shoqëri, e njoftuan Sanurran me Ellien, e cila po ashtu në atë kohë ende ishte këlysh.
Ekspertët besojnë se këlyshët rriten më mirë me “vëllezër e motra”, bile edhe kur nuk janë i njëjti lloj kafshësh.
Sanurra dhe Ellie shpejtë u bënë shoqe të pandashme – hanë së bashku, flenë dhe luajnë së bashku, dhe me ta parë njërën prej tyre në park, me siguri është edhe tjetra kafshë disa metra më larg.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





