Ligjet me te cuditshme ne bote

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-10-2012

1

Një puthje me partnerin, një cigare e ndezur apo një gjest tjetër mund te jete e ndaluar ne shtetin ku keni shkuar. Mësoni disa nga ligjet me te çuditshme qe duhen pasur parasysh.

Ne Itali mos hani para sheshit te një kishe

Nëse shkoni ne Itali bëni kujdes nga vendi ku ndodheni para se te hani dhe te pini diçka. Ne Firence për shembull, te hash apo te pish para një kishe përben një shkelje ligji. Shmangni ndonjë gjobe.

Ne republikën Fidji, mos hiqni rrobat e banjës

Republika Fidji është një parajse tropikale për ta kaluar disa dite te mrekullueshme. Kujdes! Mos bëni gabim te hiqni një pjese apo te gjitha rrobat e banjës sepse është ilegale dhe mund te rrezikoni burg.

Ne San Francisco mos bëni gabim te ushqeni pëllumbat

Është ilegale te ushqesh pëllumbat ne rrugët e San Franciscos. Ata mendojnë se këta shpendë shpërndajnë sëmundje te shumta dhe dëmtojnë infrastrukturën.

Nëse shkoni ne Maldive mos merrni Biblën me vete

Ne Maldive ritet e feve te tjera përveç islamit janë te ndaluara dhe është një shkelje ligji nëse iu gjendet një Bibël. Kujdes!

Kujdes me aparatin fotografik ne Kazakistan

Doni te bëni një foto te fundit me familjen ne aeroportin e Kazakistanit? Është e ndaluar me ligj. Fotot ne aeroport dhe përreth tij janë te ndaluara.

Ne France mbani me vete një etilometer

Ne France shofereve iu lejohet te mbajnë një matës alkooli ne makinën e tyre. Nëse kapeni pa këtë mjet do iu duhet te paguani 11 euro. Jeni turiste apo shtetas franceze, ligji aplikohet tek te gjithë.

Mos u puthni dhe mos u përqafoni ne Emiratet Arabe

Nëse tregoni dashurinë ne publik kur te jeni ne Emiratet Arabe do kapeni nga policia dhe do futeni ne burg. Mënjanojini sa te mundni ose lërini për ne dhome puthjet dhe ledhatimet.

Ne Greqi mos i hiqni pantallonat

Edhe pse mund te duket e çuditshme nëse i hiqni pantallonat ne një vend publik ne Greqi jo vetëm qe mund te merrni gjoba te mëdha por mund edhe te dënoheni me burg.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentet (1)

hahahhaahah

Komentoni këtë kuriozitet