Mbi 2500 rrufe vetëtinë mbi Colorado brenda gjysmë ore

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 10-04-2013

0

rrufejaShteti i Colorado ndodhet nën pushtetin e një stuhie të fuqishme, njoftuan të martën mediat amerikane. Meteorologët vetëm brenda gjysmë ore kanë regjistruar në qiell mbi 2.500 rrufe.

Në kryeqytetin e shtetit, Denver, si pasojë e stuhisë janë mbyllur të gjitha institucionet arsimore dhe zyrat e kompanive. Në aeroportin ndërkombëtar të Denverit (Denver International Airport) janë anuluar të paktën 20 fluturime.

Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në shtet. Në zonat malore, siç pritet, mund të bien reshje dëborë deri në 50 cm.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet