Mbi 40.000 njerëz hedhin domate në njëri-tjetrin
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 30-08-2009
1
Tomatina, beteja tradicionale me domate në qytetën spanjoll Bunol, të mërkurën ka arritur të bëj bashkë mbi 40.000 njerëz.
Gjatë 64 viteve të fundit, çdo të mërkure të fundit të muajit gusht, hedhja e njerëzve me njëri-tjetrin me domate është gjë e rëndomtë në qytezën në lindje të Spanjës, derisa në betejë marrin pjesë edhe turistët e shumë vendeve të botës si Japonia, Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania.
Pjesëmarrësit e Tomatinas së sivjetme kanë pasur në dispozicion 100 tonë të domateve të pjekura të cilët me kamionë janë sjellë deri në sheshin kryesor të qytezës.
Gjatë betejës e cila ka zgjatur rreth një orë, nëpër rrugët e Bunolit ka vërshuar lëngu i domateve. Më pas, pjesëmarrësit janë pastruar në lumin e afërm, përderisa autoritetet lokale për këtë qëllim kishin vendosur edhe qindra dushe publike.

Më pas qyteza për më pak se gjysmë orë është pastruar, derisa në të kanë ndihmuar edhe banorët e saj. Për dallim nga vitet e mëhershme, raportohet se këtë vit nuk është lënduar asnjë pjesëmarrës. /Telegrafi
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen






o zot sa budall ne shqiptart nuk bojm ksi gjeste pldh
apo be