Mbijeton foshnja e lindur në javën e 24-të

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-12-2011

0

Foshnja – e treta më e vogla e lindur ndonjëherë në botë e që ka mbijetuar – po e merr veten ngadalë, thonë mjekët. Ajo erdhi në këtë botë gati katër muaj para kohës.

Melinda Star Guido peshonte gati sa dy celularë iPhone, kur lindi më 30 gusht. Ajo është dashur të lindë sot.

Falë kujdesit 24 orësh të mjekëve në spital, Melinda tash ka shtuar peshë dhe prindërit e saj shpresojnë ta dërgojnë në shtëpi natën e Vitit të Ri.

Nëna e saj, Haydee Ibarra (22 vjeçare) i tha media amerikane: “Ajo lufton gjithmonë. Të gjithë mjekët më thanë se ajo është shumë e gjallë, gjithmonë kur lufton për jetën e saj”.

Ibarra ishte detyruar ta lindte Melindan me prerje cezariane në javën e 24 të shtatzënisë, për shkak të tensionit të lartë të gjakut që ua rrezikonte jetën edhe nënës edhe fëmijës.

Kur lindi foshnja, peshonte vetëm 270 gram. Sipas Regjistrit Global të Lindjeve, ajo u bë foshnja e tretë më e vogël e lindur e që ka mbijetuar deri në datën kur duhej të lindte.

Muajt e parë dhe vendimtarë të jetës ajo i kaloi në inkubator të spitalit.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet