Më 7 mars, Facebook do të prezantojë “fytyrën” e vet të re

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 06-03-2013

0

Më 7 mars, Facebook do të prezantojë “fytyrën” e vet të reNdoshta për t’i dhënë një nxitje të re përdoruesve, që kanë nisur të largohen paksa, Facebook ka paralajmëruar se do të kryejë disa ndryshime të “News Feed”, në një event që do të zhvillohet nga data 7 mars në rezidencën e rrjetit social, në “Menlo Park”. Duhet të jetë vetë Mark Zuckerberg që pritet të shpalosë ndryshimet.
Deri tani është mister se çfarë risish do të sjellë rifreskimi i “News Feed”. Megjithatë mund të thuhet se risia më themelore do të jetë një funksion që do të shfaqë përbërësit më të rëndësishëm të ditës. Për më tepër, grafika e re duhet të jetë përshtatshme për versionin “mobile”, duke parë sasinë e stërmadhe të përdoruesve që lidhet me Facebook përmes aplikacionit të posaçëm.
Për më tepër, Zuckerberg duhet të ketë marrë parasysh edhe kërkesat e përdoruesve. që do të donin impostime më të thjeshta për privatësinë, kështu që duhet të përfshijë funksione të reja për ta bërë sa më “intim” rrjetin social. Një ndryshim, siç është paralajmëruar në të kaluarën, pritet të prekë edhe “Timeline”-in. Pas testimit në disa përdorues të caktuar në Zelandën e Re, i gjithë profili personal pritet të ridizenjohet nëpër kolona: majtas do të jenë të listuar të gjithë të dhënat personale, kurse në qendër do të jetë hapësira për statuse, apo publikim të linkeve. Nuk mbetet veçse të shihet konkretisht nga e enjtja sesi do të ndryshojë rrjeti i famshëm social.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet