Moska në të ardhmen pa dëborë
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 06-09-2009
0
Imazhi piktoresk i dëborës në Sheshin e Kuq në Moskë, si duket, së shpejti do t’i mungojë Moskës krejtësisht. Kryetari i këtij qytetit, Yuri Luzhkov, dëshiron të zhdukë çdo dëborë nga kryeqyteti rus. „Pse mos ta mbajmë dëborën jashtë kufijve të qytetit tonë?“, citonin të enjten disa gazeta ditore kryetarin e Moskës, i cili njihet si tifoz i madh i ndikimit të mikro-klimës. Saherë që në Moskë të paraqiten re dëbore, do të duhet thjeshtë të dëbohen.
“Për fushat rreth qytetit do të thoshte më shumë ujë dhe me këtë një korrje më e begatshme – ndërsa për ne, më pak borë,” tha Luzhkov për idenë e tij. Qyteti do të kursente jashtzakonisht shumë. Së fundi, dëbimi i dëborës kushton qytetit 3 herë më pak sesa pastrimi i rrugëve nga ajo, shtoi ai.
Tashmë e ca kohë, në Moskë e parasegjithash gjatë festave të mëdha, ndikohet moti në mënyrë artificiale duke siguruar një qiell të pastërt pa re për këtë qëllim përdoren aeroplanë dhe lëndë kimike, përkujtoi kryetari.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





