Ndalohet enciklopedia e seksit per femije ne Rusi

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-09-2012

0

Seks, autoerotizëm dhe pedofili: një enciklopedi e pazakontë në Rusi, për një publik nga 8 deri 11 vjeç.

Ky libër ka shkaktuar aq shumë polemika, sa që do të tërhiqet nga libraritë, për shkak se përmbajtja është shumë e rëndë dhe shkel ligjin mbi mbrojtjen e minorenëve.

Shtëpia botuese e kësaj enciklopedie ka bërë me dije se për arsye etike do të tërhiqen kopjet e librit, që kanë dalë për shitje në librari, ndërkohë që i ka kërkuar falje lexuesve.

Enciklopedia kishte ngjallur shumë bujë në momentin e publikimit, aq sa ishte cilësuar edhe si “Kamasutra e fëmijëve”. Manuali është i ndarë në disa kapituj, me të cilëve “raportet seksuale”, “çfarë bëjnë të rriturit kur bëjnë dashuri”, “bërja dashuri dhe ngjizja e një fëmije janë e njëjta gjë”, “spermatozoidët”, “homoseksualiteti” dhe “autoerotizmi”

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet