Një grua mbeti shtatzënë dy herë brenda një jave
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-07-2010
0
Një grua në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngjiz me dy fëmijë, por jo binjakë. Angie Cromar, 34 vjeçe, ka ngelur dy herë shtatzënë brenda një jave.
34-vjeçarja është lindur me një sëmundje të rrallë e quajtur didelfot. Kush vuan nga kjo lloj sëmundjeje, ka dy mitra.
Gjatë lindjes së dy fëmijëve të parë gruaja nuk ka pasur problem të tillë. Por, këtë herë, së pari u ngjiz me fëmijën e parë dhe pas një jave është fekonduar dhe mitra tjetër, duke ngelur shtatzënë për herë të dytë.
Ishte i pari mjeku që bëri njoftimin, pasi vuri re se që të dy fetuset kishin faza të ndryshme zhvillimi: njëri ishte pak më i zhvilluar se tjetri.
Unë jam shtatzënë gjashtë javë dhe një ditë në njërën mitër dhe pesë javë e katër ditë në tjetrën”, – tha me krenari nëna e ardhshme përpara gazetarëve lokalë. “Nuk mendoj se ka më shumë se 100 raste të tilla në botë, – thotë doktor Terry, gjinekologu i gruas. – Ishte një befasi e madhe për mua kur zbulova këtë shtatzëni të dyfishtë.
Angie bën pjesë në këtë grup të vogël, ku probabiliteti i një shtatzënie të tillë është një në një milion”, – tha ai. Cromar punon si infermiere në maternitet dhe e di mirë se cilat mund të jenë rreziqet për fëmijën që është fekonduar më vonë.
Unë jam pak nervoze, sepse nuk di saktësisht se çfarë do të ndodhë, edhe pse në të njëjtën kohë jam e ngazëllyer se do të sjell në jetë dy fëmijë të mrekullueshëm”, – përfundon Angie Cromar.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





