Një nuse e re nxiti rrahje
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 11-03-2010
0
Në një dyqan të fustaneve të nusërisë në Detroit një nuse e re nxiti rrahje masive për shkak të fustanit të cilin pronari nuk dëshiroi ta qepte, e tërë kjo u incizua edhe në kamerë.
Nusja kërcënoi pronarin e dyqanit se i fejuari i saj do ta vrasë, nëse nuk ia qep fustanin. Pronari i dyqanit ka dëgjuar shpesh të tilla kërcënime, por kjo nuse e kishte seriozisht.Pak më vonë u kthye së bashku me të fejuarin dhe dy djem të fortë, të cilët menjëherë bën realitet kërcënimet e saj.
Dy familjet, të fejuarit dhe dyqanxhinjtë, u rrahën në mes të dyqanit. Si në ndonjë film vestern, njerëzit i hidheshin njëri-tjetrit, kërcitnin grushtet, bile edhe kukullat model për veshje u përdorën si armë.
Policia arriti shumë vonë për ta parandaluar dëmin prej 20.000 dollarëve, por tre kryesit e veprës penale u arrestuan.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





