Njeriu me qimet më të gjata në vesh

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-07-2010

0

Një banor 55 vjeçar i qytetit Kanpur në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh ka thyer rekordin e tij personal në Guinnes, si njeriu me qimet më të gjata në vesh.

Bajpai kishte shënuar rekord fillimisht në vitin 2005.E kisha menduar më herët rekordin Guinnes. Në atë kohë qimet në vesh ishin vetëm 5-6 centimetra.

U këshillova me të afërmit si dhe miqtë e mi gazetarë, të cilët më thanë ‘nëse qimet do të kalonin 10-12 centimetra, atëherë të aplikoja për në rekorde’. Unë e arrita këtë, madje 13,2 centimetra, që në moshën 50 vjeçare’, thotw RADHA KANT BAJPAI, rekordmen për qimet më të gjata në vesh.

Të afërmit e Bajpait thonë se janë krenarë për arritjet e tij. Në Indi, fenomene të tilla nuk shihen aspak të pazakonta, përkundrazi si dhunti ose dhuratë nga zoti. Gjatësia e qimeve në vesh të Bajpai, tashmë kanë shkuar deri në 28 centimetra të gjata, dhe sigurisht që Bajpai mbetet i vetmi në llojin e tij, për rekordet Guinnes.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet