Osama bin Laden ka përdorur Facebookun
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-04-2010
0
Osama bin Laden kishte deri para pak kohësh një profil në Facebook, njoftuan mediat britanike. Thuhet se në profil, ishte regjistruar me adresën “malet e botës”.
Gazeta britanike “the Sun” shkruan se Bin Laden ka përdorur Facebookun për t’ua përcjellë militantëve video xhirimet dhe fjalimet e tij.
Përndryshe besohet se lideri i Al-Qaidas, i cili kërkohet me vite dhe koka e të cilit vlen disa milionë dollarë, fshihet në malet ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.
Ekspertët e sigurisë i bënë thirrje pronarëve të Facebookut të fshinë profilin e Bin Ladenit. Profili është hequr kohë më parë, ndërsa mediat raportojnë se faqja ka qenë aktive deri para një muaji dhe kishte më shumë se 1.000 friends.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





