Bakteri pushton bregdetin në Kaliforni

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-09-2009

0

Bakteri pushton bregdetin në KaliforniNjë bakter i mistershem ka zbritur ne plazhet e Kalifornise.

Rezistent ndaj antibiotikeve, stafilokoku shfaqet rralle ne bregdet dhe shpesh here është identifikuar në spitale, prandaj kjo gje ka alarmuar autoritetet.

Rezultatet jane publikuar ne Konventen e 49-te Nderkombetare te Agjenteve Antimikrobike dhe Kimieterapike qe mbahet ne San Francisco.

Prania e ketij bakteri perben nje rrezik konstant per banoret e zonave te plazhit ne pjesen perendimore te SHBA-se por ky problem nuk njeh ende asnje zgjidhje konkrete.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Një mace mbijetoj 26 ditë nën gërmadha

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-09-2009

1

Një mace mbijetoj 26 ditë nën gërmadhaNjë mace, kafshë shtëpiake e një gruaje nga shteti amerikan Ohio është gjetur e gjallë nën gërmadha, 26 ditë pas zjarrit në ndërtesën në të cilën jetonte.

Sandy LaPierre thotë se ka besuar që macja e saj njëvjeçare me emrin Smoka të ketë pësuar në zjarrin e 10 gushtit në Franklin, 48 kilometra në veri të Cincinnatit.

Zjarri kishte shpërthyer në ndërtesën në të cilën gruaja po jetonte në katin e dytë.

Gjatë largimit të mbetjeve të ndërtesës me 4 shtator, punëtorët kanë parë macen Smoky në gërmadha.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Vrapoj këmbëzbathur rreth SHBA-ve

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-09-2009

0

Vrapoj këmbëzbathur rreth SHBA-ve Një Amerikan vendosi të vrapojë rreth SHBA-ve këmbëzbathur, dhe pa çorape. Qëllimi i tij është të tërheqë vëmendjen e njerëzve për ndihmë të të rinjve të pastrehë në Amerikë.

Tellman Knudson është një amerikan i cili vendosi të vrapojë rreth SHBA-ve këmbëzbathur. Qëllimi i vrapimit të tij është tërheqja e vëmendjes së njerëzve për ndihmë të të rinjve të pastrehë në Amerikë.

“Qëllimi im është që t’i mbledh 100 milion dollarë për të rinjtë e pastrehë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Fotografia më e shëmtuar e bërë nga policia ndonjëherë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-09-2009

0

Fotografia më e shëmtuar e bërë nga policia ndonjëherë Njihuni me Alan Dale Lee, njeriun me fotografinë ndoshta më të shëmtuar të policisë në historinë amerikane të fotografimit të personave të arrestuar.


Dyzetvjeçari është arrestuar në Dade City të Floridas, derisa është akuzuar për krim të rëndë, supozohet se ka shpuar një person me thikë në barkë.

Për shkak të dhëmbëve të tij karakteristik, policët e kanë “shpërblyer” zotëriun Lee me pseudonimin Drakula.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Gjyqtari ndërpret ndeshjen, pasi i vjedhin makinën

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 11-09-2009

0

Gjyqtari ndërpret ndeshjen, pasi i vjedhin makinënNjë gjyqtar futbolli në Spanjë ndërpreu në mes ndeshjen sapo dëgjoi nga megafonat e policisë se i kishin vjedhur makinën e parkuar jashtë stadiumit.

Ai u rikthye menjëherë në fushë sapo mësoi që makinës nuk i kishte ndodhur asgjë.

Gjyqtari Madrigal Soria e ndërpreu në minutën e 63-të ndeshjen mes Murcianos del Jumila dhe Puente, e vlefshme për kategorinë e tretë të kampionatit spanjoll, menjëherë sapo mësoi për ndodhinë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Zvoglohet numri i Elefantëve

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 10-09-2009

0

Zvoglohet numri i ElefantëveGjuetia pa leje dhe uria shkaktuar nga thatësira që nga fillimi i vitit ka vrarë më shumë se 100 elefantë në veri të Kenisë.

Ky vend ishte i goditur nga thatësira të vështira në 12 vitet e fundit, që përbën një kërcënim serioz për elefantët, tha zoologu Iain Douglas-Hamilton, themelues i organizatës Save the Elephants.

Ai sqaroi se elefantët e uritur janë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve infektive sepse dobëson imunitetin e tyre, ndërsa shumë elefantë të rinj dhe të vjetër tashmë kanë vdekur.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

E rrallë: E mitura shtatzëne, mban në bark binjaken e vet

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 10-09-2009

0

 E rrallë: E mitura shtatzëne, mban në bark binjaken e vetKang Mengru është një vajzë kineze 1 vjeçe, por edhe pse ka një moshë kaq të vogël, ka një bark shumë të madh. Sigurisht që nuk është shtatzënë, por në bark ka fetusin e motrës së saj: një rast i rrallë, i njohur me termin “binjakë parazitë”.
Mjekët, pasi panë se në muajt e parë të jetës barku i Kang po zmadhohej shumë, urdhëruan t’u nënshtrohej disa analizave dhe zbuluan shkakun e “barkun të madh”. Nuk ishte gjë tjetër, veçse prania e një fetusi.

Shumë shpejt vajza do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr trupin e së motrës.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg