400 burra në rradhë për beqaren milionere

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-08-2009

0

Gati 400 burra koreanojugorë i janë përgjigjur në më pak se një muaj një njoftimi për martesë vërtetë të veçantë, të publikuar në një të përditshme nga një milionere 49 vjeçare e cila ishte në kërkimi “të shpirtit binjak me të cilin të ndante momentet e mira e të këqija të jetës”. nuse_buke_dhender

Sipas përgjegjësve të “Sunoo” (agjencia martesore e ngarkuar për të gjetur partnerin ideal për zonjën e pasur) që prej 20 majit kur dhe u publikua njoftimi, kanë ardhur 384 përgjigje nga burra të moshës 26 dhe 49 vjeç, mes të cilëve edhe mjekë, profesionistë dhe shumë ushtarakë.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e medias e cila me sa duket e ka çorientuar gruan, për të cilën nuk dihen shumë gjëra, por që ka një pasuri që vlerësohet në rreth 18 milionë dollarë. “Mendonim ta mbanin njoftimin deri në fund të muajit” shprehet një zëdhënës i agjencisë, “por klientja jonë vendosi ta tërhiqte më parë për shkak të vëmendjes se madhe qw i kushtoi shtypi e televizioni”.

Megjithatë seleksionimi i pretendentëve ka qenë i prerë; nga gati 400 pretendentë vetëm 8 prej tyre janë gjykuar mjaftueshëm “seriozë” për të qëndruar në garë dhe për të kaluar në fazën finale të kërkesës së veçantë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Shkarkoi ilegalisht këngë nga interneti, dënohet me 1.9 milionë dollarë gjobë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-08-2009

0

Një gjykatë amerikane ka dënuar me 1.9 milionë dollarë gjobë një grua nga Minesota në SHBA pasi shkarkoi ilegalisht 24 kengë nga interneti. Avokati i të akuzuarës tha për CNN se procesi gjyqesor ndaj Jammie Thomas Rassett, nënë e 4 fëmijëve dh që punon për një tribu indiane, është i pari në Shtetet e Bashkuara për dhunim të të drejtës së autorit.
kompjuter_19
32 vjeçarja mbeti e shokuar nga vendimi edhe për faktin se të shkarkonte legalisht këngë nga interneti do t’i kushtonte vetëm 99 cent për këngë. Pas vendimit Rassett tha se do të apelojë vendimin. Gjykata vendosi një dëmshpërblim prej 8 mijë dollarësh për çdo shkelje të të drejtës së autorit, çka kënaqi shoqatën e producentëve diskografikë, Record Industry association of America (Riaa).

Thomas-Rasset ishte dënuar edhe më parë t’i paguante 22 mijë dollarë gjobë Riaa-s pas një procesi të zhvilluar në 2007, por vendimi u anullua. Këngët e shkarkuara nga interneti janë të No Doubt, Sheryl Croë, Gloria Estefan e Linkin Park. /ALSAT TV

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Ndalohet shitja e ujit me shishe plastike ne Australi

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-08-2009

0

Një qytet australian ka vendosur ti japë fund një trendi që në vend konsiderohet sa ekstravagant aq dhe i rrezikshëm. Bëhet fjalë për ujin me shishe. Bundanoon, qyteza 160 km në jug të Sidneit hyn në histori si vendi i parë në botë që ndalon shitjen e ujit me shishe plastike. Banorët e pritën me brohori lajmin që sipas tyre jo vetëm u kursen të holla por shpëton dhe planetin Tokë. uje-shishe

Festa filloi menjëherë pasi këshilli i komunitetit votoi njëzëri ndalimin e shitjes së produktit. Më herët në Nju Sauth Uejls ishte marrë një tjetër vendim kundër kësaj industrie. Aty të gjitha institucionet shtetërore u ndaluan të blejnë ujë me shishe duke e cilësuar dicka të tillë si harxhim të kotë parash dhe burimesh natyrore. Uji në shishe plastike u përhap në vitet ’80 si një alternativë më e shëndetshme ndaj pijeve të ëmbla. Sot ky produkt megjithatë shihet si një kërcënim mjedisor pasi shishet që nuk treten asnjëherë gjenden ngado ndërsa kompanitë prodhuese harxhojnë shumë energji për ti prodhuar e transportuar ato.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Peshqit me tatuazhe të cilët sjellin fat

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-08-2009

0

Peshqit me tatuazhe të cilët sjellin fatShitoret e kafshëve shtëpiake në jugperëndim të Kinës në ofertë kanë shtuar edhe peshqit me tatuazhe të shenjave kineze të cilat simbolizojnë fat dhe gjoja atë ua sjellin edhe pronarëve.

Në Chengdu, kryeqytetin e provincën kineze Sichuan, mund të blihen peshqit të dekoruar edhe me lule dhe shenja tjera të cilat do t’i sjellin pronarit të ardhshëm “lulëzim në punë”, shkruajnë mediat lokale.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Qentë e humbur udhëtojnë me metro

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-08-2009

0

Qentë e humbur udhëtojnë me metroShkencëtarët në Moskë kanë ardhur në përfundim se, qentë e humbur mësojnë si të udhëtojnë me metro për të arritur në qendër të qytetit, kur janë në kërkim të ushqimit.

Profesori i biologjisë, Andrew Poyarkov ka thënë se ai ka parë disa qen, që nuk ishin të shoqëruar nga pronarët e tyre, të cilët shfrytëzojnë metrotë për të udhëtuar.

Sipas tij, këta qen çdo ditë udhëtojnë me metro deri në qendër të qytetit, ku kërkojnë ushqim, ndërsa në mbrëmje kthehen në strehimoret e tyre jashtë qytetit, po ashtu duke udhëtuar me metro.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Djaloshi 3-vjeçar merr patentë-shofer për motoçikletë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-08-2009

0

Djaloshi 3-vjeçar merr patentë-shofer për motoçikletë Djaloshi 3-vjeçar Azeem Khan e ka bindur babanë e tij se është në gjendje të drejtojë një motoçikletë të madhe – Royal Enfield Bullet. Si shpërblim për këtë babai i tij i ka punuar disa shtesa në motoçikletë, në mënyrë që i biri i tij të mund ta ketë nën kontroll motoçikletën.

Djaloshi po ashtu ka marrë edhe një leje të posaçme, një lloj patentë-shoferi, nga gjyqi në Indi, në mënyrë që të mund ta drejtojë motoçikletën nëpër shkretëtirë.

“Ai është vozitës më i sigurt se shumë vozitës të rritur që kam njohur”, ka thënë me krenari babai i Azeemit, Shantanu nga New Delhi.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Shitet bluza më e famshme në Kroaci

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-08-2009

0


Kameramani Cvirn duke mbajtur veshur bluzen e famshme uk më nevojitet seksi, Qeveria më pallon për çdo ditëBluza më e famshme në Kroaci me mbishkrimin në gjuhën anglez ‘Nuk më nevojitet seksi, Qeveria më pallon për çdo ditë’ është shitur për 573 euro.

Pronari i deritanishëm i bluzës, kameramani televiziv Ivan Cvirn, në fund të korrikut për shkak të mbishkrimi kontestues mbeti pa punë, pasi hidhëroi kryeministren Jadranka Kosor dhe anëtarët e Qeverisë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg