Në Belgjikë, lind viqi me dy koka

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-08-2009

3

Jean Baptiste, mori goditjen më të madhe, kur një lopë lindi nje viq me dy koka. Z.Baptiste thotë se ai e kishte kontrolluar gjinjë lopën që ajo të ketë një lindje normale, por ja që nuk ndodhi kështu.

Viqi ka 2 trura, dhe që të dytë funksionojn një kohësisht. Ai gjithashtu ka edhe katër sy, dhe nje palë veshë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Parfumi qe dergon njerzit ne spital

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-08-2009

1

perfumiZjarrfikësit fillimisht kanë menduar se bëhej fjalë për helmim me monoksid karboni apo me ndonjë gaz helmues kur rreth 150 persona në qendrën kolektive të një banke teksasiane janë ankuar për mundime. Fajtori, megjithatë, ka qenë parfumi. Përfaqësuesja e ndihmës së parë në Fort Worth ka deklaruar se 34 persona janë hospitalizuar pasi që janë ankuar për marramendje dhe pengesa në frymëmarrje. Në qendrën kolektive, ndihmën e parë e kanë pranuar edhe 110 persona tjerë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Fotografi gjerman, nga Spanja në Shqipëri me biçikletë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 06-08-2009

0

Fotografi gjerman, Stefan Rohner, me banim në Ibiza të Spanjës, ka nisur një udhëtim me biçikletë nga Barcelona në Tiranë.

Në 2300 kilometra të udhëtimit të tij me biçikletë, Rohner do të kalojë nga Barcelona, Perpignani, Montpelier, Arles, Kana, Gjenova, La Spezia, Firence, Peruxhia, Bari, prej andej në Dubrovnik e më pas në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Një udhëtim gati një mujor që do të përfundojë në fund të gushtit. Me vete, përveç biçikletës, mjetit të tij të udhëtimit, ka edhe një çantë shpine dhe patjetër një aparat fotografik. Në Tiranë do të drejtojë një trajnim për studentët e shkollës së fotografisë “Projekt 5.6”.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Shtatë ditë qendron e bllokuar në guacë të tualetit

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 30-07-2009

0

Një australiane baksuze nga Queensland është shpëtuar pasi që shtatë ditë rresht i ka kaluar e bllokuar në guacë të tualetit.

Gruaja anonime 67-vjeçare është shpëtuar pasi që fqinjët e saj i kanë dëgjuar britmat dhe të qarat e saj prandaj kanë lajmëruar ndihmën e parë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Gjen automjetin “e vjedhur” në garazhin e fqinjit

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 30-07-2009

0

Një automjet i markës Audi i raportuar si i vjedhur nga një grua gjermane para dy vitesh ka dalë në sipërfaqe, në garazhin e fqinjit nën një shtresë të trashë të pluhurit.

Policia ka thënë të enjten se gruaja 82-vjeçare nga qyteti verior gjerman Hildesheim e kishte dërguar automjetin e saj për ta rregulluar para dy vitesh dhe kishte kërkuar nga mekaniku që ta vozis prapa dhe ta parkojë para garazhit të saj.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg