Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 31-10-2013

0

k-euml-rc-euml-non-me-bomb-euml-spitalin-se-gjinekologu-ia-pa-gruan-t-euml-zhveshur_hdNjë rast ekstrem i fanatizmit të një shqiptari të Kosovës ka alarmuar spitalin e Winterthurit, në kantonin e Cyrihut. Shqiptari ka kërcënuar me vënie bombe në këtë spital vetëm për faktin se një mjek asistent e ka parë gruan e tij lakuriqe gjatë kontrollimit gjinekologjik që i ka bërë asaj një mjeke.

Edhe tash, pas më shumë se një viti nga ngjarja e turpshme, personi në fjalë tregon se nuk e ka ndryshuar mendimin. “Përse gjatë kontrollit gjinekologjik aty duhej të ishte i pranishëm edhe një burrë? Unë kam sjellë një njeri dhe jo një kafshë në spital”, ka thënë 42-vjeçari, punëtor i ndërtimtarisë.

Në gusht të vitit 2012 ai kishte sjellë partneren e tij të atëhershme, bashkëshorten e tashme, po ashtu kosovare, për kontrollim gjinekologjik në spital. Gjatë këtij kontrollimi që e bënte një gjinekologe ishte i pranishëm si përkthyes edhe bashkëshorti, pasi që gruaja nuk dinte fare gjermanisht. Por përveç tij aty po merrte pjesë edhe një asistent, gjegjësisht mjek që po bënte praktikën. Prania e këtij të fundit e kishte zemëruar së tepërmi kosovarin, por ai nuk kishte thënë asnjë fjalë gjatë kontrollit.

Mirëpo, ka shpërthyer dy ditë më vonë dhe i kishte telefonuar mjekes në numrin intern të spitalit, duke i thënë se nuk pajtohej fare me praninë e mjekut gjatë kontrollimit. Ai do të kërkonte adresën e saj private dhe do ta gjente atje, pastaj ajo do ta shihte se çfarë do t`i ndodhte. Dhe nuk i kishte mjaftuar kjo, por kishte kërcënuar se do ta “bombardonte” Spitalin Kantonal të Winterthurit, shkruan tagesanzeiger.ch. Pas kësaj, spitali ka alarmuar policinë e cila ka arrestuar kërcënuesin në vendin e tij të punës.

I ndodhur para gjyqtares, kosovari ka thënë se “mjekja më ka shkatërruar jetën, pasi që i ka mundësuar një burri ta shohë gruan time lakuriqe”. Ajo madje ka shkatërruar edhe martesën e tij. Prej asaj dite ai ka probleme me martesën. Ka probleme psikike, merr mjete antidepresive dhe ndodhet në trajtim mjekësor, njofton Koha Ditore.

Gjyqtarja ka provuar të kuptojë se si ka mundësi që një njeri që kishte jetuar 18 vjet në Zvicër dhe që kishte qenë i martuar deri në vitin 2010 me një zvicerane të përjetonte kaq rëndë një veprim fare normal siç është kontrolli gjinekologjik, në të cilin ai kishte marrë pjesë vet. Por ai e quante “tradhti” që gruaja e tij të kontrollohej, në prani të një mashkulli, pa marrë leje nga ai ose pa e pyetur fare.

Pyetjes së gjyqtares se a e kupton se mjeku asistent ishte aty për të mësuar profesionin e tij, ai i përgjigjet: “Kush është ai që e lë vullnetarisht gruan e tij në dispozicion që të tjerët të mësojnë mbi të?”.

Avokati i kosovarit ka kërkuar lirim nga fajësia për klientin e tij. Ai, sipas tij, prej këtij rasti është ndryshuar në tërësi dhe nuk ishte fare në gjendje të shihte padrejtësinë e veprimeve që bënte. Ai ishte ndjerë kaq i indinjuar nga “tradhtia e rëndë” sa që kishte pësuar një thyerje nervore. Për këtë arsye, klienti i tij nuk bart përgjegjësi penale.

Nga ana tjetër, sipas gjyqtares, nuk ka bazë që të mendohet se i akuzuari ka ndonjë sëmundje psikike. Për këtë arsye ajo e ka dënuar atë për kërcënim me një gjobë me kusht prej 90 njësish ditore nga 40 franga dhe ia ka ngarkuar shpenzimet e procedurës gjyqësore prej 1.800 frangash.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Piratët somalezë ikin nga hitet e Britneyt

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 30-10-2013

0

pirat-euml-t-somalez-euml-ikin-nga-hitet-e-britneyt_hdKapitenët e anijeve që lundrojnë nëpër ujërat somalezë shfrytëzojnë hitet e yllit amerikan të muzikës pop, Britney Spears, për të përzënë piratët famëkeqë somalezë.

“Hitet e Britney Spears lëshohen me zë të lartë në mënyrë që t’i mbajnë larg piratët që urrejnë kulturën perëndimore dhe parandalojnë hipjen e tyre nëpër anije”, ka thënë oficerja e marinës tregtare britanike, Rachel Owens.

Për këtë punë më së shumti përdoren hitit e vjetra të Britneyt, “Baby One More Time” dhe “Oops! I Did It Again”, të cilat janë treguar efikase në parandalimin e sulmeve nga piratët.

“Këngët e saj i ka zgjedhur ekipi i sigurimit, sepse mendojnë se piratët i urrejnë më së shumti. Ata nuk mund ta durojnë kulturën perëndimore as muzikën, gjë që i bën të përsosura hitet e Britneyt (në mbrojtjen nga piratët)”, ka shtuar Owens.

Anijet në këto ujëra janë vazhdimisht të rrezikuara nga piratët, të cilët i kidnapojnë dhe kërkojnë dëmshpërblime milionëshe. (VIDEO)

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Martohet njeriu më i gjatë në botë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-10-2013

0

martohet-njeriu-m-euml-i-gjat-euml-n-euml-bot-euml_hdMund të kenë dallime të shumta në gjatësinë mes tyre, por njeriu më i gjatë në botë, Sultan Kosen, ndihet në qiellin e nëntë pasi ka takuar gruan e ëndrrave të tij.

Bujku turk, i cili është i gjatë dy metra e 51 centimetra, u martua me sirianen Merve Dibo.

Kosen thuhet se për një kohë shumë të gjatë ka kërkuar një grua për të kaluar pjesën e ardhshme të jetës dhe duket se kur pothuajse i kishin humbur të gjitha shpresat ka takuar Dibon, transmeton Kosovapress.

“Tani mund të kem familjen time dhe jetën private. Mendoja se jam i pafat që të mos gjejë vajzë të gjatësisë sime. E fejuara ime është më pak se një metër e 75 centimetra, por unë besoj se kam gjetur personin e duhur për mua”, ka thënë ai.

Kosen gjithashtu mban rekordin Guinness për gjatësinë e duarve dhe këmbëve të tij.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Gjuetari plagos një njeri në tualet

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-10-2013

0

gjuetari-plagos-nj-euml-njeri-n-euml-tualet_2_hdNjë gjuetar drerësh brilopatë në Norvegji e ka plagosur një pensionist teksa qëndronte ulur në tualet në shtëpinë e tij të pushimeve.

Gjuetari kishte marrë shenjë kafshën, mirëpo plumbi kishte përfunduar në murin e shtëpisë prej druri dhe në trupin e viktimës.

Policia ka njoftuar se burri që ishte në të shtatëdhjetat është dërguar në spital me helikopter në ishullin Vesteroy që gjendet rreth 74 kilometra në jug të Oslos. Megjithatë, plaga e tij nuk ishte e rrezikshme për jetën.

“Ai ishte në tualet kur u plagos në abdomen. Plaga e tij nuk ishte e rrezikshme për jetën. Gruaja nuk mban mëri ndaj gjuetarit që e plagosi. Ajo padyshim se është e shqetësuar për atë që ndodhi”, ka thënë një zëdhënës policie.

Nga ana tjetër, dreri brilopatë ka shpëtuar pa prekur dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Biondja me IQ më të lartë se Einsteini

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 24-10-2013

0

biondja-me-iq-m-euml-t-euml-lart-euml-se-einsteini_hdNë të gjithë botën janë të famshme barsoletat që i shfaqin biondet si jo të mençura, mirëpo Lauren Marbe dëshmon të kundërtën.

17-vjeçarja nga Essex në Britani të Madhe, në shikim të parë është një tinejxhere e zakonshme që shkon në shkollë dhe sikur shoqet e saja, i pëlqen të shikojë spektaklet televizive.

Mirëpo, ajo që e dallon këtë vajzë nga të tjerët është se ka koeficient të inteligjencës (IQ) më të lartë se Albert Einsteini.

Lauren është një bionde, të cilës i pëlqen të argëtohet, ka thonj artificialë si shumica e vajzave të tjera në qytetin e saj.

Ndërkaq, pasi ka kuptuar për rezultatet e saj në testin e IQ-së, është shumë e kënaqur sepse ka thyer paragjykimet për biondet në Essex dhe në përgjithësi.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Marrëdhënie pranë varrit të burrit

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 23-10-2013

0

marr-euml-dh-euml-nie-pran-euml-varrit-t-euml-burrit_hdNjë vejushë 37-vjeçare është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, pikërisht mbi varrin e bashkëshortit, në Nolano të Italisë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja retenews24.it, sipas të cilës, gruaja dhe i dashuri i saj kishin zgjedhur pikërisht varrezat si vendtakim, për të fshehur lidhjen e tyre.

Mësohet se i dashuri është pikërisht punëdhënësi i saj, i cili është i martuar dhe ka edhe fëmijë. Ndërkohë gruaja ka mbetur e vejë prej disa vitesh, kur bashkëshorti i saj humbi jetën në një aksident rrugor.

Raportohet se çifti kishte kohë që takohej natën në varreza, për të mos ngjallur dyshime në familjet respektive. Por në takimin e fundit ata janë pikasur nga roja i varrezave, teksa po kryente kontrollet e fundit në të gjithë zonën.

Mësohet se roja i ka gjetur të zhveshur në tokë dy dashnorët, ndërsa ata janë larguar menjëherë pa thënë asnjë fjalë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Voziti 40 vite pa patentë shoferi

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-10-2013

0

voziti-40-vite-pa-patent-euml-shoferi_hdPolicët në Birmingham janë shokuar kur e kanë ndalur një vozitës, i cili u ka thënë se qe 40 vite voziste pa patentë shoferi.

Patrulla e kishte ndalur shoferin në javën e kaluar dhe kur ia kanë kërkuar lejen e vozitjes, ai ka thënë se nuk e kishte dhe pastaj u ka treguar se ka drejtuar automjete të ndryshme në katër dekadat e fundit.

Për më shumë, automjeti të cilin e voziste nuk ishte i regjistruar, prandaj policia ia konfiskoi.

Në Britani të Madhe gjoba për vozitje pa patentë shoferi është 1.000 funte.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg