Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-02-2012
0
Punonjësit e një operatori telefonik në Norvegji protesojnë kundër një sistemi alarmi që ndizet në rast se ata qëndrojnë në tualet më shumë se 8 minuta.
Menaxherët lajmërohet nëpërmjet disa dritave nëse punëtori është larguar nga tavolina e tij për të shkuar në tualet, më shumë se kjo kohë. Por sindikatat dhe inspektorët e punës e kanë quajtur këtë mënyrë si shumë shqetësuese dhe shkelëse të të drejtave të njeriut.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-02-2012
0
Një foto e marrë nga hapësira tregon se si një copë akulli sa Nju Jorku po shkëputet nga AntarktidaShkencëtarët shprehet se duhet qartë se kjo copë akulli shumë shpejt do të nisë të lëvizë.
Kur ajsbergu të shkëputet nga ishulli i quajtur “Pine” do të mbulojë 560 km hapësirë të sipërfaqes së Tokës.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-02-2012
2
NASA nëpërmjet një email-i top sekret paralajmëron punonjësit e saj që të përgatisin familjarët e tyre për një gjendje emergjence globale, për shkak të termeteve të fuqishëm që priten të godasin planetin tonë, por jo vetëm ato.
Drejtori i NASA-s Charles Boldeni nëpërmjet një video email-i i bën thirrje gjithë punonjësve që të organizohen në mënyrë që të jenë të pergatitur për emergjencën e radhës globale që pritet të godasë Tokën, pasi nëse një punonjës i NASA-s e mbron familjen nga një rrezik i mundshëm, atëherë ai do të jetë i aftë të përballojë ditën e punës që e pret.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-02-2012
0
Punëtorët e një firme australiane kanë mbetur të habitur dhe të befasuar këndshëm kur pronari i firmës dhe punëmarrësi në shenjë falënderimi për bashkëpunim shumëvjeçar iu shpërndau atyre 15 milionë dollarë australianë.
Ken Grenda (79) shiti firmën e tij me seli në Melbourne, e cila ishte në pronësi të familjes së tij plot 66 vjet. Ai e shiti firmën për 400 milionë dollarë, kurse një pjesë të fitimit, më saktësisht 15 milionë dollarë vendosi ta adresojë në xhirollogaritë e punëtorëve të tij, njofton agjencia AFP.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-02-2012
0
Zhvishen për t’u “zhveshur” nga imuniteti. Kjo ishte nisma e deputetëve të grupit parlamentar të partisë liberale në Sllovaki, parti që disa herë ka paraqitur nisma në parlamentin vendas për heqjen e imunitetit dhe avantazheve që mbartin deputetët sllovakë përballë ligjit.
Në foton që po bën xhiron në internet, e sidomos në rrjetin social Facebook, që e transmeton edhe TCH, tregohen lakuriq 17 deputetët e liberalë (partia SAS) sllovakë duke mbajtur një banderolë, që u mbulonte pjesët intime dhe ku shkruhej: “T’u heqim imunitetin deputetëve”.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-02-2012
0
E njohur për sukseset dhe risitë e panumërta në fushën e inxhinierisë elektronike këtë here Japonia po hedh hapa gjigantë edhe në fushën e ndërtimit të rrugëve.
Drejtoria e Rrugëve në Japoni ka marrë me qira hapësirën mes katit të katërt dhe të tetë të një ndërtesë 16-katëshe të ndodhur buzë autostradës për të ndërtuar një rrugë në mesin e saj, transmeton Starti njoftimet.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 01-02-2012
0
Lind vajzën e tretë, e vret burri.Një grua në Afganistan është mbytur nga i shoqi pasi solli në jetë vajzën e tretë dhe jo djalin e shumëdëshiruar.
Ngjarja ka ndodhur në provincën qendrore Kunduz.Viktima, 28 vjeç, është shtrënguar në qafë derisa ka dhënë shpirt nga i shoqi, i ndihmuar edhe nga e ëma.