Trendi i ri, të ngasësh veturën në dy rrota

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-05-2013

0

Trendi i ri, të ngasësh veturën në dy rrotaNjë grup të pasionuarish pas veturave në Arabinë Saudite demonstrojnë një prirje të re për të ngarë automjetet, duke përdorur vetëm dy rrota të saj.Grupe të ndryshme mblidhen në rrugët e vendit në shkretëtirë, për të realizuar pasionin e tyre. Shpesh herë, ashtu siç shihet edhe në video, ato shkojnë me tej, deri tek ndërrimi i rrotave në ecje, transmeton Panorama. Një prej anëtarëve të ekipit “Impossible” tha se kjo nuk është aq e rrezikshme sa duket.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Vdiq gjatë lindjes, u ngjall pas lindjes

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-05-2013

0

Vdiq gjatë lindjes, u ngjall pas lindjesNë muajin shkurt, Erica Nigrelli ishte duke dhënë mësim, si zakonisht, në një gjimnaz të Teksasit, kur papritur u ndje keq dhe u shemb përdhe. Tre mësues nxituan ta ndihmonin, duke përdorur një defibrilator, teksa pritej të mbërrinte autoambulanca.

Fëmija duhet të lindte pas tre javësh. Në kohën kur 32-vjeçarja mbërriti në spital, mjekët nuk arrinin t’i gjenin pulsin; zemra e saj kishte pushuar së rrahuri.

Fëmija u lind përmes një ndërhyrjeje cezariane emergjence dhe teknikisht ishte lindje “postmortem”, për shkak se Erica u deklarua e vdekur.

Pastaj ndodhi çudia. Mjekët u kthyen tek Erica dhe, për habinë e tyre të madhe, konstatuan se zemra e saj kishte nisur sërish të rrihte.

Përgjatë pesë ditëve në vazhdim, 32-vjeçarja qëndroi në koma të induktuar mjekësore, pas diagnostikimit me një problem të cilin nuk e dinte ta kishte: kardiomiopati hipertrofike, apo sëmundje e muskulit të zemrës, që vështirëson pompimin e gjakut.

Foshnja qëndroi në reanimacion për dy javë. Tani, të dyja gëzojnë shëndet të mirë, edhe pse Elayna vazhdon t’i nënshtrohet terapisë.

Çifti Nigrelli e rrëfeu eksperiencën e jashtëzakonshme në emisionin “Early Start” të CNN-it, transmeton TCH.

Pas përcjelljes së historisë prekëse, bashkëshortët bënë shaka, duke thënë se, nëse Elayna del ndonjëherë nga kontrolli, ata thjesht do t’i kujtojnë se çfarë hoqi e ëma për ta sjellë në jetë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Kor me 4 mijë pjesëmarrës

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-05-2013

0

Kor me 4 mijë pjesëmarrësQyteti rus i Shën Petersburgut ka aplikuar për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për performancën e korit me 4 mijë vetë. Kori do të performojë më 26 maj, në Ditën e qytetit. Në shkallët e Katedrales së Shën Isakut (russ. Исааковский собор) do të këndojnë pothuajse të gjitha koret e kryeqytetit verior rus.

Organizatorët e këtij aktiviteti thonë se debutimi i këtij kori masiv do të mbledhë rreth 60.000 spektatorë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Vajza që mund ta lakojë këmbën 180 shkallë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-05-2013

0

Vajza që mund ta lakojë këmbën 180 shkallëSëmundja e kancerit ia ka lënë prapa një fenomen të rrallë Jen O`Sheas, e cila para pak kohe përmes mjekimeve ka mposhtur një formë të kancerit.

Adoleshentja guximtare mund të lakojë këmbën e saj të djathtë deri në 180 shkallë.

Në vitin 2011, ky “talent” u fitua pasi ajo kishte hequr pjesën e djathtë të komblikut përmes një operacioni, pasi ishte diagnostifikuar me Ewing’s Sarcoma, një formë e rrallë dhe vdekjeprurëse e kancerit.

Dy vite më pas Jen ka mposhtur sëmundjen dhe tani mund të ecë përsëri.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Arinjtë Rina dhe Ari, të lumtur në strehimore

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-05-2013

0

Arinjtë Rina dhe Ari, të lumtur në strehimoreDy arinjtë e murrmë, Rina dhe Ari, dje u morën nga minikopshti zoologjik ku ishin mbajtur me vite, për t’u dërguar në strehimoren afër liqenit të Badovcit. Edhe pse këtë e kundërshtoi pronari i minikopshtit “Shqiponja”, Ministria e Mjedisit, Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare për mirëqenien e kafshëve “Katër Putrat” nga Austria, shpëtuan këta dy arinj me qëllim të mbrojtjes institucionale së kësaj specie të rrezikuar të Kosovës.

Ceremonisë së lirimit të tyre në hapësirë të hapur në parkun e arinjve iu bashkangjit ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, ambasadorja e ShBA, Tracy Ann Jacobson dhe Ambasadori Austriak, Johann Brieger.

Vendimi për tërheqjen e këtyre arinjve nga minikopshtet zoologjike në Kosovë, që operojnë në kuadër të restoraneve, është i bazuar në Ligjin për mbrojtjen e natyrës, Ligjin për mbrojtjen e kafshëve, si dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e specieve të rrezikuara.

Rina dhe Ari janë arinjtë e dytë që u shpëtuan me ndihmën e organizatës “Katër Putrat”. Në mars të këtij viti, ariu i murrmë, Kasandra, ka qenë ariu i parë i vendosur në strehimoren e arinjve, afër liqenit të Badovcit. Deri në fund të korrikut pritet që të 15 arinjtë e murrmë, që gjenden në këto minikopshte, të transportohen në këtë strehimore.

Praktika të tilla zbatohen në shumë shtete të botës, ku llojet e mbrojtura të arinjve mbahen në strehimore të veçanta gjysmënatyrore dhe shërbejnë edhe për çështje komerciale. Rasti i Kosovës është i pari në rajon që po arrin të finalizohet, edhe pse “Katër Putrat” ishte përpjekur që strehimore të ngjashme të hapen edhe në Shqipëri dhe Serbi. Këtë ngjarje e përcollën edhe një numër i madh i mediave lokale dhe ndërkombëtare.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Barka “zbarkon” në mes të autostradës

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-05-2013

0

Barka zbarkon në mes të autostradësDuke tentuar të ndërrojë shiritin në autostradën A1 afër Gjenevës, barka e vendosur në rimorkion e një automobili filloi papritmas të lëkundet. Shumë shpejt barka rrëshqiti nga automjeti dhe u përplas në mes të autostradës, duke bllokuar gjithë trafikun në shiritin ku ajo kishte rënë, njoftoi policia. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1, mes Gran Sacconex (GE) dhe Coppet (VD).

Veç kësaj, pesha e barkës e bëri edhe xhipin të rrëzohej. E gjithë kjo skenë u zhvillua pikërisht para “syve” të kamerës së vendosur në autostradë, në vendin Le Vengeron, transmeton albinfo.

Për fat të mirë, të gjitha automjetet që vinin prapa patën mundësi të frenonin me kohë dhe kështu nuk pati asnjë të lënduar nga ky aksident mjaft spektakolar. Natyrisht, barka, rimorkioja dhe vetura, ku ajo ishte e vendosur, kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Shoferi ka marrë lëndime të lehta.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Video “Ariu ngjitet pas një burri në pemë” hit në YouTube

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 24-05-2013

0

Ariu ngjitet pas një burri në pemëVideo “Ariu ngjitet pas një burri në pemë” u postua në YouTube që në vitin 2011, por ajo u bë e famshme vetëm në maj të vitit 2013. Atë e kanë shikuar pothuajse gjysmë milioni njerëz.

Rrethanat në video janë me të vërtetë të çuditshme. Ç’është ky ari që ngjitet në pemë pas një burri? Përse operatori e drejton objektivin e kamerës nga një depo televizorësh dhe radiosh të vjetra dhe pastaj fokuson një lepur të bardhë, i cili “ruan” automobilat e vjetër sovjetike që ndodhen në fushën aty pranë? Përgjigje ndaj këtyre pyetjeve në video nuk jepen, çka i bën kuadrot e filmuara të duken krejtësisht surreale.

“Një ditë tipike në Rusi, nuk ka asgjë për të parë këtu, vazhdoni rrugën tuaj për ku ishit nisur…”, – bëjnë shaka përdoruesit e YouTube në komentet lidhur me videon.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg