E mbijetuara e ishullit UTOJA: Qentë që më shpëtuan nga makthet!

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-04-2013

0

E mbijetuara e ishullit UTOJA Qentë që më shpëtuan nga makthetKëto dy qen e kanë ndihmuar 15- vjeçaren, Iselin Rose që ti shpëtojë maktheve pas terrorit që pa më sy nga sulmi i Anders Breivik në ishullin e Utojas, në Norvegji.

Kjo është fotografia e koleksionistit norvegjez, Andrea Gjestvang, i cili fitoi çmimin e madh të fotografisë në konkursin e “2013 Sony World Photography Awards”

Iselin Rose i mbijetoi masakrës së ishullit Utoja, duke u fshehur prapa një shkëmbi, ndërsa Breivik qëlloi për vdekje disa nga miqtë e saj më të ngushtë.

Ajo thotë se këto kafshë e kanë ndihmuar të përballojë pasojat që i la ajo natë e tmerrshme

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Pirja e një kafeje me drejtorin e Apples, 73.000 dollarë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-04-2013

0

Pirja e një kafeje me drejtorin e Apples, 73.000 dollarëNjë person ka paguar 73 mijë dollarë për të pirë një kafe me drejtorin e kompanisë Apple. Oferta ishte paraqitur në auksionin online me qëllim të arkëtimit të parave për një organiket që merret me të drejtat e njeriut.

Kafenë me drejtorin ekzekutiv të Apple, Tim Cook, do ta pijë personi me nofkën “rory.oneill3″, që dje ka ofruar 777 dollarë për këtë privilegj.

Ai/ajo do të ketë rastin që duke pirë kafenë të bisedojë 30 minuta deri në një orë me trashëgimtarin e Steev Jobs, në selinë e Apple në Capertin në Kaliforni.

Me vete mund të marrë më së shumti edhe dy persona. Kjo është hera e parë që Cook, që nga vdekja e Jobsit karizmatik, po bënë përpjekje të ndërtojë imazhin vetanak. Kësaj radhe duke marrë pjesë në auksionin e mbledhjes së mjeteve për Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, “Robert F. Kenedi”.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Katërnjakë, binjakë midis tyre

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-04-2013

0

Katërnjakë, binjakë midis tyreJulian dhe Sharon Turner mund të krenohen se kanë realizuar diçka, e cila në jetë ka vetëm një në 70 milionë mundësi që të ndodhë.

Të tilla janë mundësitë që të lindësh katërnjakë, të cilët janë njëkohësisht binjakë të ndarë dy e nga dy me njëri-tjetrin.

Një kombinim krejtësisht i pazakontë, që ndodh shumë më rrallë se goditja nga një rrufe, qenia pasagjer në një aksident ajror, fitimi i lotarisë apo vëzhgimi i një mini-meteori që godet Tokën.

Prej disa vitesh, babai 43-vjeçar dhe nëna britanike 36-vjeçare e kishin të vështirë që të ngjiznin një fëmijë.

Për këtë arsye, ata vendosën që t’i drejtoheshin praktikës së farëzimit artificial, i cili i dhuroi jo një, por katër fëmijë njëkohësisht.

Por, ajo që është edhe më e rrallë, fëmijët lindën binjakë midis tyre, pra midis katër foshnjave, James dhe Joshua janë binjakë identikë mes tyre, ashtu si Lauren dhe Emily, dy motrat binjake identike midis tyre.

Për shkak të komplikimeve në shtatzëni, foshnjat lindën në muajin e shtatë, por pas një muaji në inkubator për shkak të peshës së vogël në momentin e lindjes, secili prej katërnjakëve gëzon shëndet të shkëlqyer.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

U rrah e mbet pa fustan

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-04-2013

0

U rrah e mbet pa fustanSe pse janë rrahur këto dy italiane, këtë nuk e dimë.

Por, për “kënaqësinë” e të gjithëve, rrahja përfundoi ashtu që njëra femër ia shqeu tjetrës fustanin. I dashuri – i vajzës tashmë pa fustan – ia vuri xhaketën krahëve dhe e hipi në skuter…

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Ferrari, makina për gratë police në Dubai

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-04-2013

0

Ferrari, makina për gratë police në DubaiNë rrugët e Dubait, një makinë patrullës së policisë “Lamborghini”,do ta ket krah për krah një “Ferrari”të ri të me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë. Makina e policisë, ishte caktuar për gratë e brigadës që të patrullonin pjesën turistike të qytetit.

Pas dy javësh që është prezantuar “Lamborghini, është vendosur që gratë dhe vajzat të ngasin “Ferrari” dhe këtë po e bëns, siç kanë thënë ata për të rritur “imazhin e luksit dhe prosperitetit” e emirate.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Nëna dhe vajza diagnostikohen me tumor në të njëjtën ditë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-04-2013

0

Nëna dhe vajza diagnostikohen me tumor në të njëjtën ditëNë një rastësi të pabesueshme fatkeqe, një nënë dhe e bija u diagnostikuan brenda të njëjtës ditë të prekura nga tumori i gjirit.Me një tumor të përparuar, rastësia e Karen Williams dhe nënës së saj, Diane Leach nuk përfundoi këtu, pasi të dyja iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në të njëjtën ditë, me të njëjtin kirurg dhe me të njëjtin spital.

Ngjarja, e ndodhur në Britanisë e Madhe, u raportua gjatë së enjtes nga e përditshmja “Daily Mail”.

Nëne e bijë treguan për gazetën se në muajin shkurt, të dyja ndienë një si gjendër në gjoks dhe pasi u kontrolluan në të njëjtën ditë, zbuluan se ishin prekur nga një tumor.

Nga biopsia, në mënyrë të habitshme, mjekët zbuluan se kanceri i tyre nuk ishte shkaktuar nga gjeni i njohur për shkaktimin e kësaj sëmundje dhe as nga faktorë të trashëgimisë, por nga një rastësi e pabesueshme.

Secila prej grave kishte të njëjtin stad avancimi të sëmundjes dhe kreu ndërhyrje të zvogëlimit të gjoksit, duke hequr pjesën përreth gjendrës malinje.

Ndonëse ato vazhdojnë trajtimin me kimioterapi, mjekët besojnë se kanë siguruar kurimin e plotë të grave, pasi analizat treguan se tumori nuk ishte përhapur përtej zonës së hequr.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Zbulohen mbetje të “Bigfutit”

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-04-2013

0

Zbulohen mbetje të BigfutitNë shtetin Massachusett dy fëmijë kanë gjetur mbetjet e një qenie të pazakonshme, për të cilën dyshohet se bëhet fjalë për “Bigfut” (Shputmadhi).

Shputa e gjetur me origjinë të panjohur ka pesë gishta, por është vërtetuar se nuk është e njeriut. Supozohet se mund të jetë shputë ariu ose e ndonjë kafshe tjetër.

Ndonëse do të duhet kohë për ndonjë konfirmim zyrtar se për çfarë bëhet fjalë, disa tashmë janë të bindur se kjo shputë i përket “Bifutit” (Shputmadhit), raportojnë mediet.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg