I ngjitur prapa një autobusi

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-12-2009

0

I ngjitur prapa një autobusiNjë udhëtar  është para i ngjitur prapa një autobusi publik për gjysmë ore, për të shmangur blerjen e biletës.

Një dëshmitar në provincën veriore kineze Guangdong, ka thënë se kishte mbetur i habitur teksa e kishte parë ‘pasagjerin’ duke qëndruar pas autobusit.

Ai ishte i kapur me të dy duart për vrimat ndërmjet metalit, në pjesën e pasme të autobusit, me këmbët e vendosura poshtë, duke dhënë pamjen e një bretkose apo ‘njeriut merimangë’”, ka thënë dëshmitari.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Republika e bananes

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-12-2009

0

 Republika e bananesRepublika e bananes është një shprehje që përdoret për të treguar një shtet të vogël, shpesh latino-amerikan ose karaibik, me situatë politike jo të qëndrueshme, që varet vetëm nga një sektor i vetëm agrikulturor në duar të shoqërive shumëkombëshe dhe qeverisur nga një oligarki e pasur dhe e korruptuar.

Fjala banane vjen nga arabishtja, që do të thotë gisht. Në Evropë, kur nuk kishte mbërritur dhe zbuluar ende në vitin 1600, e quanin si frutin që vjen era trëndafil.

Ndërsa sot e hamë banane ashtu siç e blejmë, ose ndryshe të “gjallë”, në mjaft vende të botës përdoren shumë edhe bananet e thata, me ngjyrë kafe, me shije të theksuar dhe karakteristike.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Akulli ruan gjithcka ne menyre perfekte

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-12-2009

0

Akulli ruan gjithcka ne menyre perfekteKete veti e ka vertetuar edhe ne rastin e ekspedites se pafat te Robert Falcon Scott ne vitin 1912 ne Antarktide.

Ne ish kampin e ndertuar nga eksploratori para gati 1 shekulli, jane gjetur feta buke me gjalpe. Scott mberriti ne Polin e Jugut ne 17 janar te vitit 1912 bashke me 4 burra te tjere dhe e gjithe ekspedita nuk mundi te kthehej ne atdhe pasi gjeti vdekjen gjate rruges se kthimit.

Ne zonat e ngrira te planetit, shkenceratet kane bere zbulimet me te medha persa i perket arkeologjise, pasi akulli ruan per mijera vjet edhe trupat e njerezve ne gjendje shume te mire.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Europa ul cmimet e dhomave per festat

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-12-2009

0

Europa ul cmimet e dhomave per festatNese ne Shqiperi cmimet e mallrave te shportes rriten per festat e fundvitit, ne Europe edhe zgjedhjet e luksit do te kushtojne me pak. Hotelet ne pjesen me te madhe te vendeve te BE-se do kushtojne rreth 7 % me pak.

Irlanda, Anglia dhe Franca jane vendet qe kane humbur me shume terren pasi mesatarisht nje dhome jepet 20 % me lire se nje vit me pare. Te vetmet vende qe nuk njohin ulje ne cmimesh jane Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra.

Madje eshte kryeqyteti danez i Kopenhagenit qe ka rregjistruar cmime rekord te hoteleve ne vitin 2009.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Orangutangu që josh Facebookun

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-12-2009

0

Orangutangu që josh FacebookunQuhet Nonja dhe është një orangutang 33 vjeçar që jeton në kopshtin zoologjik të Vjenës.

Që kur i është dhuruar një aparat fotografik, që nxjerr një rrush të thatë në çdo klikim të tij, majmuni i trashë nuk bën gjë tjetër përveç koleksionimit të shkrepjeve.

Prej të martës së kaluar fotografitë e tij tashmë gjenden në Facebook, në llogarinë e tij personale të krijuar nga menaxherët e kopshtit zoologjik.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Të lindësh pa e ditur se je shtatzënë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-12-2009

0

Të lindësh pa e ditur se je shtatzënëTë lindësh në muajin e gjashtë një foshnje pa e ditur se je shtatzënë. Kjo ngjarje e pabesuesheme vjen nga Brazili dhe protagoniste është një peshëngritëse kiliane.

Elizabet Popleç, 21 vjeç, që ndodhej në vendin fqinj për një stazh stërvitor është ndjerë keq gjatë përgatitjeve dhe është dërguar në spital ku ka sjellë në jetë një bebe 1150 gramë.

Foshnja që është një djalë është mirë por e ëma thotë se nuk e dinte se qe shtatzënë. Bebja po trajtohet në spital dhe kurat e tij kushtojnë 4 mijë dollarë në ditë, shpenzime që do të përballohen nga Federata Kiliane e Peshëngritjes.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Oktapodët inteligjente

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-12-2009

0

Oktapodi intelegjentShkencëtarët kanë studiuar krijesat tetëkëmbëshe nën det të cilat mbledhin gjysmat e lëvozhgave të arrave të kokosit dhe pasi i ngjisin së bashku, i transportojnë mbi trupin e tyre në një distancë prej 20 metrash.

Sidoqoftë, zbulimi i kësaj sjelljeje të oktapodit, tregon se dhe invertebrorët e detit angazhohen në sjellje që ne dikur kemi menduar se janë vetëm sjellje njerëzore.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg