Pamja e Tokës nga kozmosi

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-11-2010

6

Sa prej jush do të donin të ishin në vend të saj në këtë moment? Ajo ka pamjen më të mirë, të cilën shumë pak veta në botë mund ta shikojnë.

Astronauti i Stacionit Kozmik Internacional, Trejsi Kolduell Dajson, ka dërguar fotografi të mrekullueshme nga stacioni kozmik, të cilat japin pamje të mrekullueshme mbi planetin tonë.

Sipas “Skaj dejli kronikëll”, Stacioni Internacional ku gjendet Dajson lëviz rreth Tokës në çdo 90 minuta dhe i gjithë horizonti i planetit duket si i shtrembër, prandaj ajo është në gjendje ta shikojë të gjithë planetin si top. Nga dritarja e stacionit duken edhe retë, oqeanet dhe detet si edhe pjesë të veçanta të Tokës.

Fotografitë që ajo i ka dërguar tregojnë sesi duken pjesë të veçanta të Tokës natën, kështu mund të shikojmë si duket pjesa e poshtme e “çizmes” ku gjendet Italia, së bashku me ishullin e Sicilias ose, përsëri, lumi Nil në Afrikë.

Ndërkohë, kozmonautët rusë Fjodro Jurçikin dhe Oleg Skripoçka janë të obliguar për mirëmbajtjen dhe kontrollin e stacionit kozmik dhe ata janë të vetmit pjesëtarë të ekuipazhit që kanë mundësi të dalin në hapësirën pa fund të kozmosit, kurse katër anëtarët e tjerë do të mbeten në stacion. Ndreqja e stacionit kozmik do të përfundojë vitin e ardhshëm.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentet (6)

Eshte fantastike te fluturosh ne hapesire dhe te arrish te shohesh sesi duket toka nga kozmosi,kjo eshte endrra ime qe nje dite te arrij te vizitoj hapesiren.Por thjesht eshte e pamundur!

te udhetoj ne hapesire eshte endrra ime qe do te behet realitet..nuk do te jetoj me te pamunduren..une luftoj x gjerat qe dua

esht perfekt qe ka arritur kaq larg shkenca qe te dim se qka na rrethon

Mua me pelqen shum qe shkenca ka ecur kaq shume dhe dua qe te ece edhe me shume dhe te zbulojne gjera me nga te cuditshme. <3

eshte shume e mrekullushme qe te dijme per hapesiren per gjithcka qe na rrethon…..

eshte e vertete kozmonautet jane te vetmit pjsetare te ekuipazhit

Komentoni këtë kuriozitet