Për finalen e Botërorit, çifti kalon lumin me krokodilë
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 07-07-2010
0
Ç’nuk bëhet për një biletë Botërori. Kështu, një cift nga Afrika e Jugut, Maurice Meyer, 32 vjeç dhe e shoqja Nicole, 30, kaluan me not një lum të rrezikshem plot me krokodilë, vetëm e vetëm për të fituar çmimin e parë, që konsistonte në një biletë “VIP” për finalen e madhe të Kupës së Botës 2010.
Sipas mediave afrikano-jugore, Maurice, një tifoz i çmendur futbolli nga Nelspruit, ka arritur të kalojë me sukses lumin, duke pronësuar biletën që kushton plot 13 mijë dollarë.
E frymëzuar nga dëshira e të shoqit, në këtë iniciativë e shoqëroi edhe gruaja, e cila nuk ka dashur ta lërë vetëm.
Konkursi u bë i ditur nëpërmjet një radioje lokale dhe dy 30-vjeçarët vendosën të marrin pjesë duke ia hedhur pa probleme dhëmbëve të aligatorëve.
Në fakt, në mbrojtjen prej tyre një rol të rëndësishëm luajti edhe i vëllai i Maurice, pasi ai i ndoqi me një armë, duke u munduar të mbajë larg rrezikun e madh.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





