Peshku që sulmon njerëz dhe krokodilë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-04-2011

0

Mega peshqit janë peshq të mëdhenj të ujërave të ëmbla, që mund të rriten deri në përmasa aq të mëdha sa paraqesin rrezik potencial edhe për njeriun.

Para një kohe të shkurtër një peshkatar nga vendi Vicksburg në Missisipi zuri një monstrum të vërtetë prej peshku, një peshk aligator (atractosteus spatula) me peshë prej 148 kilogramësh, që është një prej peshqve më të mëdhenj në botë i ujërave të ëmbla dhe është i pajisur me dhëmbë.

Peshkatari Kenny Williams, i cili e ka zënë këtë lloj peshku me gjatësi gati tre metra, ka një dukje vërtetë frikësuese.

Sipas përvojave të këtushme, ky lloj peshku nuk është edhe aq i rrezikshëm, pasi di të kafshojnë njerëzit në këmbë, por deri tashti nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga kafshimi i tij. Është kryesisht peshk pasiv, i cili pret prenë e tij nga kurthi, por njerëzve kryesisht iu shmangen.

Por, shumë më i rrezikshëm është tigri i lumenjve, të cilin e ka zënë në lumin Kongo në Afrikë biologu dhe peshkatari ekstrem Jeremy Wade.

Tigri i lumenjve (hydrocynus goliath) llogaritet si një prej peshqve më të rrezikshëm të ujërave të ëmbla dhe është shumë më vdekjeprurës se sa pirana. Ky lloj peshku ka 32 dhëmbë të mprehtë, të cilët janë shumë të ngjashëm me dhëmbët e peshkaqenit të madh të bardhë. Tigri i lumit është i njohur se sulmon edhe njerëzit e madje edhe krokodilët.

Mirëpo, nëpër lumenj anembanë botës ka edhe tjerë peshq jashtëzakonisht të mëdhenj, ndër të cilët edhe i ashtuquajturi bli kinez, i cili mund të rritet në 6 metra dhe të peshojë 500 kilogramë. Mirëpo, ai nuk është i rrezikshëm për njeriun.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet