Piktura në rërë
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-01-2012
0
Dy piktorë me shpejtësi të madhe kanë bërë për vetëm tre orë një imazh spektakolar në një plazh ku shihet një notues duke u hedhur në ujë.
Piktorë profesionistë skenikë, Jon Hicks dhe Ged Bryan i kanë dhënë vetes një detyrë ambicioze të kompletimit të pikturës së një notari duke u zhytur në një plazh para kthimit të valës.
Dyshja nisi punën në ora 10:30 dhe arriti ta përfundojë pamjen në Woolacombe Beach, në Devon në ora 01:30.
Jon, 49, nga Londra ka thënë se kanë punuar së bashku shumë herë në të kaluarën, por kjo është hera e parë që kanë punuar në një plazh.
‘Ged doli me idenë e vizatimit të një zhytësi dhe dizajnoi imazhin duke bërë gati atë kur zbritëm në plazh. Ne kontrolluam kohën e baticave dhe sapo u largua ne i hymë punës”, tha Jon
Ne përfunduam në vetëm tre orë dhe u kënaqëm me të vërtetë me imazhin e mbaruar. “Por ne nuk qëndrojmë për të parë atë të zhduket kur të kthehet vala”, tha ai.
Ged, 47, nga Tiverton, i cili punon si drejtor artistik në industrinë e filmit tha se ajo që kishte bërë ishte vetëm një argëtim i vërtetë.
“Është ende herët, por ne kemi marrë disa idetë të cilat do të donim t’i provonim”, tha Ged.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





